Meta pranon letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Bullgarisë

August 31, 2018 17:36

Meta pranon letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Bullgarisë

 

Presidenti Ilir Meta, pranoi letrat kredenciale nga Ambasadori i ri i Republikës së Bullgarisë në vendin tonë, Momtchil Stoyanov Raytchevski.

Gjatë takimit, presidenti Meta vlerësoi lidhjet historike e kulturore si dhe marrëdhëniet shumë të mira midis dy vendeve.

Duke u ndalur në nevojën e rritjes së bashkëpunimit ekonomik e tregtar, presidenti Meta nënvizoi se Bullgaria mbetet një partner tradicional dhe shumë i rëndësishëm ekonomik për Shqipërinë.

Në mënyrë të veçantë, Meta shprehu mirënjohjen për vëmendjen e veçantë që Bullgaria i kushtoi Shqipërisë dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor gjatë mbajtjes së fundmi të Presidencës së Bashkimit Europian.

a.s/dita

August 31, 2018 17:36
Komento

4 Komente

  1. Erion August 31, 18:19

    Kryetari i Presidiumit te Kuvendit Popullor shoku Ramiz Alia priti ambasadorin ri te Jashtezakonshem dhe Fuqiplote te Republikes se …………. te akredituar ne vendin tone, lidhur me paraqitjen e letrave kredenciale.
    Ne pritje merrnin pjese ministri i Puneve te Jashtme Reis Malile, sekretari i Presidiumit te Kuvendit Popullor Sihat Tozaj etj
    Pritja kaloi ne nje atmosfere shume te ngrohte dhe te miqesore.

    E ceshte nevoja per te tilla njoftime te aktiviteteve rutine ??
    Sikur u hoqen nga lajmet pas viteve 90….

    Reply to this comment
  2. K. M. Tusi August 31, 22:02

    Oh, ja paska pranuar letrat?!
    Kushedi sa pare ka marre!
    Ky s’i pranon letrat Kryeministrit te vet, ja paska pranuar bullgarit!

    Lajm do ishte sikur te mos ja pranonte!

    Reply to this comment
  3. Juli September 1, 13:35

    Ambasadori bullgar pagoi perqindjen qe i takon Likes,pastaj i dorezoi letrat kredenciale.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*