“Meta President”, LSI i përgjigjet PS-së: Ende s’ka mbaruar detyrën si kryetar Kuvendi

September 16, 2016 21:11

“Meta President”, LSI i përgjigjet PS-së: Ende s’ka mbaruar detyrën si kryetar Kuvendi

Nënkryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kejdi Mehmetaj i ka kthyer një përgjigje sot ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati në lidhje me figurën e Ilir Metës si një kandidat i mundshëm për president.

Me anë të një statusi në rrjetin social ‘Facebook’, deputetja Mehmetaj theksoi se Meta nuk e ka mbaruar ende detyrën si kryetar Kuvendi, ndërsa sipas saj roli i tij ngelet i pazëvendësueshëm.

Nga ana tjetër Mehmetaj ka ritheksuar edhe një herë rëndësinë e Metës në krye të LSI, në një kohë kur sot u shpall kandidatura e tij për zgjedhjet që do të mbahen brenda partisë më 6 nëntor. Ndërkohë, përball tij do të jetë akademiku dhe kryetari i LSI-së për Tiranën, Shezai Rrokaj.

“Une mendoj se Z.Meta ndihet i respektuar nga vleresimi i disa prej figurave te Partise Socialiste qe e shohin se pari si njeriun konsensual dhe konstruktiv dhe si Presidentin e ardhshem te Shqiperise. Megjithate them se detyra e Metes si kryetar i parlamentit ende nuk ka mbaruar dhe roli i tij konstruktiv eshte dhe mbetet i pazevndesueshem ne keto kohe tensionesh te medha politike.

Levizja Socialiste per Integrim keto dite po futet ne nje proces zgjedhor ku z. Meta eshte kandidati kryesor dhe ne kete moment te rendesishem politik per LSI ai eshte drejtuesi dhe inspiruesi i pazevendesueshem ne suksesin e zgjedhjeve te ardhshme.

Duke gjykuar si nje e re, e cila ndodhet ne politike sepse Ilir Meta, si askush tjeter ne politiken shqiptare, ka besuar tek te rinjte mendoj se kauza e tij per promovimin e te rinjve ka akoma shume rruge per te bere. Pse jo, do e quaja edhe nje detyrim te tij qe duhet çuar deri ne fund!”, citohet në mesazhin e Mehmetajt.

Ndërkohë, Bushati, një prej bashkëpunëtorvë të Ramës, i cili doli dje në publik me ofertën “Meta President”.

I ftuar dje në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, ministri Bushati, duke u kujdesur të theksojë fillimisht se marrëdhëniet e tij personale me Ilir Metën kanë qenë përherë korrekte dhe shumë të mira, iu përgjigj kështu pyetjes nëse mund të jetë kreu i Kuvendit, kandidat për Presidentin e ardhshëm të vendit:

“A mund të jetë kandidat? Natyrisht që është kandidat i fortë për president, por kjo varet nga Meta, nga koalicioni, nga votat në parlament.

Një njeri që ka qenë kryeministër, ministër i Jashtëm, ministër i Ekonomisë, kryetar parlamenti, kur lexon CV dhe sheh kontributin, ai është një kandidat i fortë për President, por mendoj që politika shqiptare nuk është tek emri. Fillimisht duhet të ketë një diskutim se çfarë profili duhet ta kemi Presidentin e Republikës”, – tha Bushati.

September 16, 2016 21:11
Komento

6 Komente

  1. TLN September 16, 21:26

    Hajduti Meta per President. O komb shqiptar edhe sa poshte do biesh?
    https://www.youtube.com/watch?v=Uo5QNBtV37M

    Reply to this comment
  2. Monika Kryezeza pronare bordello Jale September 16, 23:31

    KETA JANE TE PA SKRUPULLT E TE PA CIPE QE EDHE PSE 25 VJET PERFAQESOJNE TE KEQEN,ANTISHTETIN,HAJDUTERINE,PA AFTESINE,INJORANCEN PA ASNJE PUNE E ZANAT -NDIHEN TE PA ZEVENDESUESHEM E QE FALE TYRE POPULLI NEPER BOTE THITH EDHE OKSIGJEN!Duhet Axhi Qamili me sepata e lopata ti nxjere per bythe nga parlamenti!

    Reply to this comment
  3. info analitike September 17, 11:51

    Hahaha paskan zgjedhur Bushatin qe t’ia fuse Metes. Po kete Meta e kishte ne listen e zeze te ministrave qe duheshin hequr. Tani qe me ligjhin e ri i heqin kompetencat presidentit keta kerkojne t’ia shesin Likes kolltukun. Mos e acaroni shume Liken e Mones se ato ngjalat pastaj do tua nxjerre per hundesh e do te detyroheni ti lepiheni nga pas per hir te kolltuqeve.

    Reply to this comment
  4. nuk ka tym pa zjarr September 17, 14:15

    Eshte bere pazari i rradhes.
    Manjaku mete kerkon te behet president. Nuk ngopet me fame.

    Reply to this comment
  5. reforma do behet se sben September 17, 18:26

    Ketij Floririt i qan zemra pak Presindent edhe pse me kushtetuten e re ka ne dore vetem celsat e kashtes dhe rrjedhimishte ska as cfare te vjedhe. Para ka aq sa ska ku ti coj. Por kjo “ftesa” e Rames vene ne gojen e Bushatit ngjan si ato “te futmet” qe benim dikur ne shkolle fillore. Dhe kujt duan tja fusin, Likes qe deri ketu ku eshte e ka ne saj te intriges. Jane te gjithe njesoj te peshtire dhe te ndyre.

    Reply to this comment
  6. Darius September 17, 18:36

    Eshte skema THACI si ne pjesen tjeter te Cyrykstanit,shtetit falco te quajtur KOSOVE,KOSOVO,KOSOVA.
    Kur te iki njeriu gjysma gjel gjysma njeri Nishan-ziu,dhe pasi te behet Hajduti President me imunitet te mbrojtur,do hyje ne Fuqi Ref.Drejtesise.
    Populli i Albanistanit e ka hallall cdo gje,dhe perdhunimin KOLEKTIV.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*