Meta pret Haradinajn: Bashkëpunimi rajonal, kyç për sigurinë e paqen

September 27, 2017 13:53

Meta pret Haradinajn: Bashkëpunimi rajonal, kyç për sigurinë e paqen

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në takim kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn. Në këtë takim, Meta dhe Haradinaj diskutuan për qeverinë e re të Kosovës.

Meta e uroi Haradinaj për detyrën e tij të rëndësishme si kryeministër i Republikës së Kosovës.

Nga ana tjetër, Meta shprehu angazhimin e tij për bashkëpunimin e ngushtë me institucionet e Kosovës, në interes të rritjes së mëtejshme të njohjeve ndërkombëtare si edhe forcimit të perspektivës evropiane.

Po ashtu, Meta theksoi rëndësinë e intensifikimit të mëtejshëm të shkëmbimeve ekonomike, tregtare, shkencore, arsimore, turistike, kulturore dhe të gjitha formave të tjera mes dy vendeve tona.

Presidenti Ilir Meta përshëndeti gatishmërinë e Kryeministrit Haradinaj dhe qeverisë së re të Kosovës për vazhdimin e dialogut me Serbinë, si një proces pa alternativë dhe në funksion të paqes dhe stabilitetit të rajonit.

Presidenti Meta theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal si një element kyç në promovimin e stabilitetit, sigurisë dhe paqes në gjithë rajonin, duke theksuar se Procesi i Berlinit është një mundësi e mirë për të rritur bashkëpunimin rajonal dhe përshpejtuar perspektivën tonë të përbashkët evropiane.

Presidenti Ilir Meta vlerësoi marrëdhëniet e NATO-s me Kosovën, si dhe rëndësinë e ruajtjes së një pranie substanciale të KFOR-it, për garantimin e një mjedisi të sigurt jo vetëm në Kosovë, por në të gjithë rajonin.

 

September 27, 2017 13:53
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*