Meta pret homologun e Malit të Zi, flet për respektimin e pakicave

December 11, 2017 11:54

Meta pret homologun e Malit të Zi, flet për respektimin e pakicave

Paraditen e sotme, presidenti i vendit z.Ilir Meta ka pritur homologun e tij të Malit të Zi, Filip Vujanović ku kanë zhvilluar dhe një takim kokë më kokë në Presidencë.

Ndërkaq Meta nisi dhe konferencën për shtyp ku vlerësoi bashkëpunimin dhe veçoi pikën e Murriqanit si një pikë e përbashkët e kalimit kufitar.

Presidenti i Malit të Zi deklaroi se nuk ka asnjë çështje të hapur me Shqipërinë.

Nuk kemi pyetje të hapura për kufirin me Shqipërinë është çështje teknike e marrëveshjes, nuk kemi asnjë çështje të hapur, kemi nevojë që ti avancojmë”– tha Vujanovic.

Meta: Nuk ka asnjë problem substancial, çdo problem formal duhet konsideruar si proces teknik, se dy vendet kanë raport të shkëlqyer.

“Kemi një kufi të jashtëzakonshëm që më shumë na bashkon sesa na ndan. Duhet të kujdesemi më shumë për ruajtjen e mjedisit, por edhe që të dy vendet që përfitojnë sa më shumë nga kjo pasuri unike dhe tepër e rëndësishme për dy vendet.

Ka nevojë për të fokusuar edhe më mirë së bashku, me Kroacinë, për sa i takon realizimit të disa projekteve madhore, që do të kishin ndikim në zhvillimin e rajonit.

Jemi të kënaqur për rolin që pakicat kanë luajtur në Malin e Zi, ashtu sikurse besojmë se duke forcuar bashkëpunimin me autoritete e Malit të Zi do të ecin më tej drejt të drejtave të tyre dhe kushteve ku jetojnë. Pakica malazeze në vendin tonë është pasuroi e paçmuar për ne, e kam siguruar presidentin se do të bëjmë çdo gjë për të ruajtur dhe zhvilluar identitetin e tyre, pakicat nuk janë rrezik, por pasuri.

Detyra jonë është si dy vende demokratike, të forcojmë bashkëpunimin me njëri tjetrin dhe rajonit, të forcojmë parametrat e stabilitetit dhe sigurisë, se kontribuojmë për paqen dhe sigurinë.”,  tha Meta.

Presidenti i Malit te Zi theksoi se do te kërkojë hapësirë për bashkëpunim t’i ofrojmë shans rrugës adriatiko-joninae dhe gazsjellësit.

Do të punojnë në drejtim të liqenit të Shkodrës dhe ujërave të lumit Buna, do të punojnë në interes të dy vendeve, japim shembull për një kontroll të mirë në kufi, ka vetëm një pikë kontrolli. Duhet të bashkojmë shërbimet në të dy anët e kufirit. Vlerësojmë ndihmën e Shqipërisë, kemi të njëjtin qëllim të futemi në Evropën e Bashkuar, presim me gëzim fillimin e bisedimeve, kjo është në dinamikë të mirë dhe në këtë kuptim do na vinte mirë që Shqipëria të niste bisedimet, ne do të ofrojmë eksperiencën tonë në këto bisedime. Kemi vlerësuar se pakicat janë ura bashkëpunimi, të dy vendet, jemi mirënjohës për ligjin për mbrojtjen e pakicave kombëtare, pakica malazeze, konsiderohet si e veçantë, falenderojmë qeverinë shqiptare, në Malin e Zi u ofrojmë ndihmë tonë shtetasve shqiptarë. Ishte kënaqësi e madhe të takohem me Metën”- tha presidendi i Malit te Zi.

December 11, 2017 11:54
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*