Meta: Prioritet shëndeti i qytetarëve, por jetike të punohet edhe për ekonominë

March 16, 2020 13:46

Meta: Prioritet shëndeti i qytetarëve, por jetike të punohet edhe për ekonominë

Ndikimi në ekonomi i koronavirusit ka qenë në fokus të deklaratës së Presidentit Ilir Meta, i cili vuri theksin se duhet punuar shumë fort edhe në këtë drejtim.

Prioritet madhor pa dyshim është mbrojtja e shëndetit të qytetarit, shkruan Meta, por nuk duhet lënë në plan të dytë edhe aspekti ekonomik.

“Vendi sot po përballet me një ngadalësim kritik të aktivitetit ekonomik, si pasojë e shpërthimit të pandemisë globale të koronavirusit.

Kjo do të shkaktojë një frenim të rritjes ekonomike dhe humbje serioze në mënyrë të veçantë në sektorin e fasonëve, turizmit, shërbimeve dhe biznesit të vogël.

Natyrisht që prioriteti madhor është mbrojtja e shëndetit të qytetarëve dhe mbështetja me fondet e domosdoshme për sektorin e shëndetësisë, si aktori kryesor në përballjen me pandeminë.  Por pasojat në ekonomi do të jenë objektivisht të pashmangshme, siç paralajmëron FMN dhe aktorët kryesorë të ekonomisë tonë.

Duhet të bëhet gjithçka për të përballuar skenarët e ndryshëm të ecurisë së kësaj pandemie nga ana mjekësore. Por është jetike të punohet çdo ditë edhe për përballimin e skenarëve të ndryshëm të pasojave serioze në ekonominë kombëtare dhe jetën e çdo familjeje shqiptare, në veçanti të atyre më në nevojë”, shkruan Meta.

j.l./ dita

March 16, 2020 13:46
Komento

5 Komente

  1. mali March 16, 13:56

    Shume I mencur ,por nuk jep rruget “Per perballimin e skenareve e blablabla….”sepse do te jete fanar ndricues per ekonomine boterore ,sidomos per gjigantet SH.B.A. dhe Kinen.Ka mundesi te mare cmimin Nobel.

    Reply to this comment
  2. Aleks March 16, 14:01

    Virusi do iki nje dite por Virusi që ka shkaktuar plage ta pasherushme ne Shqiperi je Ti. Sa më pare tè izolojne ne burg aq më shpejt do sherohet shoqeria shqiptare

    Reply to this comment
  3. Monika hajdute me cizme March 16, 16:28

    Shyqyr qe doli nje i zgjuar.
    Monika ti ka hekurosur breket.

    Reply to this comment
  4. ky Mut i presidences Ali Baba & 40 Deal sh salih B me banden Shpella V . ishin me te rrezikeshem se vet Koronavirusi per ekonomine Shqiptare . March 16, 17:47

    Eshte pafytyresi e peshtrije ,
    te degjosh jeriun qe shpartalloj Thesare e Buxhete Shteti ,

    te destinuara per zhvillimin e vendit dhe dite si kto ,

    te dali pa pik turpi Njerezore dhe shtiret ,

    sikur nuk eshte Ai !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    ( Ku i gjeti Miljonat ky ,qe ndertoj Vilat vetem ne Lalz ? )

    (Ku i gjen Ky Miljonat qe financo shkolle /shtepi te Londer per femijet e tij ? )
    etj etj pyetje qe Djegin fytin e presidentit me te pafaytre ne Bote .

    Kerkon Hajni Thesarit – Mbrojtje te Thesarit LOL !

    Nga e pa prejardhjen kjo rrace kaq e ndyre se po cudit Njerezimin ?

    Reply to this comment
  5. h March 16, 18:54

    Dorëzo gjënë e vjedhur,zoti degjeneratë.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim