Meta: Prioriteti i politike shqiptare, reformimi i drejtësisë

February 24, 2016 15:59

Meta: Prioriteti i politike shqiptare, reformimi i drejtësisë

Gjatë një vizite pune në Kopenhagen, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta u prit në Folketinget nga Kryetarja e Parlamentit të Danimarkës, znj. Pia Kjersgaard, me të cilën biseduan rreth marrëdhënieve dypalëshe, zhvillimeve në rajonin e Ballkanit dhe integrimit evropian të Shqipërisë dhe rajonit.

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta e falënderoi Kjersgaard për mbështetjen e Danimarkës në kuadër të axhendës së integrimit evropian të Shqipërisë dhe duke vlerësuar bashkëpunimin në të kaluarën, shprehu vullnetin për intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërparlamentare. Në këtë kuadër Meta e ftoi Kjersgaard për një vizite në Shqipëri, ftesë e cila u mirëprit me kënaqësi.

Duke iu përgjigjur interesit danez mbi ecurinë e procesit të integrimit evropian, z. Meta vlerësoi realizimin me sukses të reformës administrative-territoriale dhe vuri në dukje, që prioriteti kryesor i axhendës politike shqiptare është reformimi pa vonesa i sistemit të drejtësisë, si kryefjalë për forcimin e luftës kundër korrupsionit, krimit të organizuar për krijimin e një klime më të favorshme biznesi për thithjen e investitorëve të huaj.

Në këtë kuadër, Meta shprehu gatishmërinë e Shqipërisë për të mirëpritur më shumë kompani daneze në vend, të cilat sjellin ekspertizë dhe një teknologji tepër të avancuar.

“Ne mbështetemi te Danimarka, si në zhvillimin institucional e demokratik, ashtu edhe për zhvillimin ekonomik të vendit”, – nënvizoi z. Meta. Fushat e turizmit, energjetikës dhe bujqësisë u vlerësuan si fusha prioritare të bashkëpunimit ekonomiko-tregtar.

Kryetarja e Parlamentit të Danimarkës, Pia Kjersgaard shprehu kënaqësinë për vizitën e Meta në Kopenhagen, duke vlerësuar bashkëpunimin e deritanishëm dhe duke nënvizuar rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërparlamentar si kyç në cilësinë e marrëdhënieve mes dy vendeve. Në këtë drejtim, u ra dakord për konkretizimin e bashkëpunimit mes dy parlamenteve dhe veçanërisht administratave reciproke.

Duke biseduar mbi zhvillimet e fundit në rajonin e Ballkanit, u vlerësua roli i Shqipërisë në mbarëvajtjen e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe u theksua rëndësia e avancimit të reformave të nevojshme në të gjitha vendet e Ballkanit.

Duke diskutuar mbi zhvillimet e fundit në kontinentin evropian si pasojë e krizës emigratore, Meta theksoi se Shqipëria vlerëson se Bashkimi Evropian duhet ta trajtojë krizën e refugjatëve si një sfidë të përbashkët të vendeve anëtare, së bashku edhe me vendet e Ballkanit të cilat përdoren si vende tranziti. Në këtë drejtim u nda bindja se sfidat e terrorizmit, krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme janë sfida që kërcënojnë shoqëritë dhe kohezionin social të të gjitha vendeve të kontinentit evropian, dhe në këtë drejtim, Shqipëria mbetet e angazhuar maksimalisht së bashku me partnerët e saj ndërkombëtarë, dhe është e gatshme ta intensifikojë bashkëpunimin e saj me Danimarkën.

Gjatë qëndrimit të tij në Kopenhagen, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta zhvilloi një takim edhe me Kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Social Demokrate, Henrik Sass Larsen si dhe u prit nga Ombudsmani i Danimarkës Jorgen Steen Sorensen, të cilit i shprehu mirënjohjen për mbështetjen e fuqishme dhe asistencën e vazhdueshme ndaj institucionit të Avokatit të Popullit, që prej themelimit të tij në Shqipëri, institucion që i shërben mirëqeverisjes dhe proceseve demokratizuse në vend.

February 24, 2016 15:59
Komento

2 Komente

  1. intelektuali February 24, 16:14

    Perpara se te beje deklarata mashtruese tek nordiket naive me nie nivel minimal korrupsioni shteteror dhe privat, Like Floriri qe i shpetoi burgut dhe Drejtesise nga gruaja e Fullan Kusarit duhet t’i pergjigjet me pare pyetjes:

    A I KA TREGUAR NORDIKEVE LIKJA YNE PREJ FLORIRI TE VERTETEN E VIDEOS SE DRITAN PRIFTIT?

    Pasi nuk e perfilli askush dhenuk i hodhi kush GELBOQEN nga administrata e Obames gjate vizites ne SHBA dhe kur John Kerry e injoroi totalisht gjate vizites se tij BLIC ne Tirane, Mbreti i Ryshfetit dhe i Korrupsionit, Aletati i Rilindjes Enveriste, Like Floriri shkoi ne Suedi dhe Danimarke per te qetesuar shpirtin e trazuar nga injorimi total qe po i ben Bota. Por ketu lind pyetja thelbesore:

    A I KA TREGUAR NORDIKEVE LIKJA YNE PREJ FLORIRI TE VERTETEN E VIDEOS SE DRITAN PRIFTIT?

    Reply to this comment
  2. Arben February 24, 20:18

    BURG BURG BURG BURG
    BURG BURG BURG BURG
    BURG BURG BURG BURG
    BURG BURG BURG BURG

    DHE SEKUESTRIM PASURIE

    PER ILIR METEN DHE GJITHE LSI.

    KJO ESHTE DREJTESIA.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*