Meta pritet nga Kryetari i Kongresit Amerikan dhe liderja e demokratëve

October 29, 2015 18:02

Meta pritet nga Kryetari i Kongresit Amerikan dhe liderja e demokratëve

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka vijuar takimet me zyrtarë të lartë në kuadër të vizitës që po zhvillon këto ditë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ilir Meta është takuar me Kryetarin e Kongresit Amerikan, John Boehner para largimit nga detyra. Gjatë takimit, ku është diskutuar për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe sfidave që ato kanë, Kryetari i Kuvendit ka vlerësuar mbështetjen që Kongresi Amerikan jep për vendin tonë.

Nga ana e tij, Boehner e ka cilësuar Shqipërinë si një aleate të vendosur të SHBA-ve.

Gjithashtu, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta dhe kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme, Arta Dade u takuan me Nancy Pelosi, lidere e demokratëve në Kongres Amerikan dhe ish-kryetare e Kongresit.

Ilir Meta u prit në një takim edhe nga kryetari i task-forcës kundër terrorizmit në Kongresin Amerikan, Robert Pittenger. Gjatë takimit, Pittenger e vlerësoi Shqipërinë si një aleat të shkëlqyer të SHBA-ve dhe pranoi ftesën e Kryetarin e Kuvendit për organizimin në Tiranë të konferencës së ardhshme.

October 29, 2015 18:02
Komento

4 Komente

  1. edi October 29, 18:05

    EDHE LIKJA NGJAKA I BUKUR PERPARA KETYRE…

    Reply to this comment
  2. Z/Kallami October 29, 18:25

    Neser kur te kemi vertet shtetin shtet te pa varun nga politika po vetem te varun me te drejten e zotit Ligj ku te gjithe jan te barabart ndaj tij.Z.Meta do shohin trauma psikologjike ne koken e vet.Do kujtohet per takimet teper serize te nivelit te larte qe nuk i takonin per ti bere.Kjo dhunti e karaterit te tije filmuar ne videon e Priftit.

    Reply to this comment
  3. LOVE October 29, 18:56

    he mo mjaft me kete surratin e qelbur ,
    nxirrni intervisten qe i beri Kondi dhe mesoni si behet gazetaria ,se na e shpifet me kete
    lepirje te wc te tranzicionit …se jane aty ku jane se kane juve si media dhe kokepalaret idiot

    Reply to this comment
  4. Diu October 29, 18:58

    Pritje te “madhe”po i bejne ketij koke tuli Amerikanet neper koridore ca zyra qe nuk ka flamur kombetar per foto dhe populli yne po ndjehet mire nga takimet e metes.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim