Meta: Produkte “Made in Albania”, marka në tregun rajonal

February 19, 2018 16:55

Meta: Produkte “Made in Albania”, marka në tregun rajonal

Produktet “Made in Albania” falë një marketingu të zgjuar mund të “internacionalizohen” si marka në tregun rajonal dhe më gjerë. Kështu është shprehur presidenti Ilir Meta në eventin “Gjergj Kastriot Skënderbeu në ekonominë shqiptare”.

Për kreun e  shtetit, negociatat me BE-në do të jenë sfiduese në planin ekonomik ‘‘sepse do të shërbejnë si një test disipline tregu dhe konkurrence për biznesin dhe produktet shqiptare.”

Presidenti Meta theksoi se fokusi duhet të jetë në avantazhet tona krahasuese për nxitjen e prodhimit vendas dhe eksportit të produkteve “Made In Albania”. Sipas tij përmes një marketingu të zgjuar dhe efikas produktet mund të   “internacionalizohen” si marka në tregun rajonal dhe botëror.

Por për kreun e shtetit për të përmbushur këtë ambicie duhet konsesus mbarëkombëtar, politik për të përzgjedhur modelin e duhur të  zhvillimit ekonomik .

“Identitetet kombëtare si simbolikë ekonomike mund të bashkëjetojnë në realitetin e tregut global. Fuqia e globalizimit po krijon “perandoritë ekonomike” përmes ideve inovatore të biznesit të inspiruar nga  “heronjtë modernë” të tregut global”, tha Meta.

s.a/dita

February 19, 2018 16:55
Komento

1 Koment

  1. ed.! February 19, 18:39

    interesant ,
    gjithcka ke ky njeri ngjan joShqiptare ,
    nqs do ta shofim qe nga surrati e deri ke menyra e qendrimit si ni zvarranik ,qe kerkon te kafshoje ,
    sapo tjetri te humbase vemendjen ,
    me ato duart predikues i ISIS si Mullah Karafat Terroristi

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*