Meta: Propozimet e “Venecias” për reformën në drejtësi të zbatohen me objektivitet

December 30, 2015 11:57

Meta: Propozimet e “Venecias” për reformën në drejtësi të zbatohen me objektivitet

Teksa diskutimet për reformën në drejtësi janë intensifikuar, kryetari i Kuvendit Ilir Meta mendon se reforma më e mirë në këtë drejtim është duke u bazuar mbi propozimet e Komisionit të Venecias. Ai deklaron se ky Komision është më kompetenti në komitetin evropian për çështjet e ligjit dhe drejtësisë.

Meta thotë se Venecias “ka qenë gjithmonë një referencë përbashkuese për politikën shqiptare, pavarësisht se kush ka qenë mazhorancë apo se kush ka qenë opozitë”.

“Ky komision bëri të qartë se ka nevojë për një reformë radikale dhe ka dhënë vlerësimin e vet për një punë që është bërë. Njëkohësisht ka dhënë dhe rekomandimet e tij për çështje të caktuara që janë pranuar nga të gjithë dhe që duhet të reflektohen në mënyrën më objektive, më profesionale, më transparente dhe më gjithëpërfshirëse, në mënyrë që ne vërtet brenda pranverës të miratojmë këto ndryshime kushtetuese me konsensus në Kuvendin e Shqipërisë”, thekson kryparlamentari.

Për sa i përket rezultateve të qeverisë për këtë vit që po mbyllen, Meta thotë se ka vend për përmirësime, por siç thekson ai, janë përmbushur objektivat kryesore. “Unë besoj se mazhoranca do të dijë të adresojë akoma më mirë shumë shqetësime të qytetarëve tanë dhe ajo që është më e rëndësishmja, gjithmonë problemet e ekonomisë mendoj unë që janë prioritet”, tha ai në një intervistë për TVSH-në.

Meta deklaron se reforma në drejtësi do t’i shërbejë edhe zhvillimit ekonomik të vendit. “Por në fund të fundit, edhe reforma në drejtësi duhet t’i shërbejë zhvillimin ekonomik të vendit, një klime sa më të sigurt dhe sa më të qëndrueshme të biznesit në vend në mënyrë që të shtohen investimet e huaja, të shtohen investimet vendase, të shtohet dhe të forcohet siguria juridike e investitorëve e të gjithë operatorëve dhe aktorëve të ekonomisë sonë në mënyrë që ekonomia jonë të rritet më shumë, shumë më tepër se 3.4% që është këtë vit, i cili padyshim është më pozitiv se sa viti që po mbyllim”, thotë ai. /Dita/

 

 

 

 

December 30, 2015 11:57
Komento

3 Komente

  1. Kariz Matik December 30, 12:19

    Eshte munduar te thote dicka… por ne fund te fundit s’ka thene asgje.

    Pse nuk jep shpjegime te detajuara, se cilat jane konkretish “çështjet e caktuara”, o zoti krietar?

    Reply to this comment
  2. Monika KryeLopa December 30, 14:29

    Po ky Daj M…ne emer te kujt flet!!???

    Reply to this comment
  3. DITA LSI December 30, 18:16

    Patjeter, babai i reformes, mungon dhe xha Braho.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*