Meta Ramës: Nesër të pres 5:00-13:00, kur të kesh kohë

June 26, 2019 23:24

Meta Ramës: Nesër të pres 5:00-13:00, kur të kesh kohë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka ftuar në takim këtë të mërkurë kryeminstrin Edi Rama dhe kryetarin e opozitës Lulzim Basha. Kryeministri Rama e refuzoi ftesën, duke nënvizuar se është në fushatë dhe nuk ka kohë për takim, ndërsa kreu i opozitës Basha i është përgjigjur pozitivisht ftesës së presidentit.

Takimi mes presidentit dhe kryopozitarit është fiksuar për ditën e enjte, duke nisur nga ora 09:00.

Ndërsa në lidhje me ftesën ndaj kryeministrit, presidenca ka reaguar sërish pasi ky i fundit nuk e pranoi.

Zëdhënësi i presidencës është shprehur se presidenti Ilir Meta është në pritje që kryeministri Edi Rama të gjejë kohë për tu takuar.

Njoftimi i presidencës:

Reagim i zëdhënësit të Presidentit, z.Tedi Blushi: Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta i ka ftuar zyrtarisht në takim kryetarin e Partisë Socialiste dhe kryetarin e Partisë Demokratike për të biseduar për situatën politike në vend. Takimi me z.Basha është fiksuar të zhvillohet nesër në ora 09:00. Duke qenë në dijeni që z.Rama është i zënë me takime, Presidenti do të jetë nesër në zyrë nga ora 05:00 deri në ora 13:00 duke pritur sërish që kryeministri të gjejë kohë.

e.ll./dita

June 26, 2019 23:24
Komento

9 Komente

  1. mbeshtetja June 27, 00:05

    Ka filluar Iliri me karagjozlleqe nga ora 5-13, po sikur te ngrihet Rama me breke neper kembe ne oren 5 te mengjezit dhe ti veje ne presidence! Bile, te shkonte dhe pastaj te ikte se ai ne ate ore do ishte i zene se nuk do ti kishte zbritur Monika akoma.

    Reply to this comment
  2. MH June 27, 01:15

    Halli i forte e ka detyrue Liken te zgjohet ma heret se ne 5 te mengjezit qe i duhet te qendrojne ne pritje takimit me Kryeministrin.
    Por teper vone kjo mesele thirrje.Kjo thirrje ishte dasht para se te cdekretonte diten e zgjedhjeve.Kur Rama dergonte 8 letra Bashes dhe likja heshte.
    Asht per tu cudit si ka mundesi qe dhe Basha te pranojne Takim me Kryeministrin qe e ka deklarue plot 6 muaj dite m’dite rresht qe nuk baj takim me “Rama Ik.” Keshtu vijne punet kur hallet pleksen ne nji mendim Like Basha.
    Une nese do isha kryeminister do ti kerkoja Metes qe nese don takim urdhero Bashen qe te largohet nga protestat dhe dhune duke fillue qe neser te mos krijojne kercnime dhe pallavra cfare ka veprue deri me sot.Kur dita e 30 qershoriut duhet te jet teper e qete.Ne te kunderten nuk pranohet duke rrefuzue cdo takim.

    Reply to this comment
  3. NY. June 27, 03:35

    Sado i pa bese qe eshte Meta,duhet te rish shtrember e te flasesh drejte,eshte presidenti ne fuqi i vendit. (ironikisht eshte kaka qe beri Rama) Sidoqofte Ligji duhet zbatuar,ani se eshte i gabuar ose jo.Bej procedurat e shkarkimit ne ka shkelur kushtetuten,le ta gjeje gjykata kushtetuse fajtor,por deri atehere s’ke si mos te zbatosh mandatin,perndryshe eshte anarshi
    ku secila parti ben simbas kokes,njeri nuk futet ne zgjedhje,tjetri arrogance,presidenti simbas interesit. Shkurt nje kuplara qe se merr vesh i pari te dytin.Nocioni i institucional i shtetit nuk funksion. Kryministri e ka gabim,edhe sikur te fitoje betejen ka humbur luften

    Reply to this comment
  4. Lili June 27, 07:47

    A eshte fushata puna e kryeministrit? A e paguajme per kryeminister apo jo? Atehere ditet kur ishte ne fushate t’ ndalet rroga!

    Reply to this comment
  5. enverdjali June 27, 08:24

    Ujqerit u bene Dele tani !!!! Halli i madh pasi ata duhet te mesohen te hane bar, valle do ta lene mishin thua !!!???

    Reply to this comment
  6. Ramiz alija:he mo sali cfare thua ti.po ja shoku ramiz populli shqiptar nuk eshte gati per pluralizem June 27, 08:32

    po muniken nuk e ka ftuar?!!!!!
    apo i eshte merzitur gjithe naten…
    po dash pijanecin se iliri eshte esull
    po fate gerdecin apo filozofin nardin
    po duhet edhe zhelali me daulle nga bastioni i bathores
    eh ku jemi katandis,edhe shajme birone politike!!!!!!!

    Reply to this comment
  7. Te votojm June 27, 08:35

    Ky meta nuk fle gjume qe do takim ne ora 5 ky ska takuar monen ka ca jave cu kujtua per Rama nin I ka hyre lepuri ne barke

    Reply to this comment
  8. Jimi June 27, 12:10

    Prite lalen se po vjen, ka dy llafe po t’i them!

    Reply to this comment
  9. Jovan bregu June 27, 14:49

    Shpejte u kujtove….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*