Meta: Reforma në Drejtesi thelbësore për klimën e biznesit

March 10, 2016 10:49

Meta: Reforma në Drejtesi thelbësore për klimën e biznesit

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta priti Shefen e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Shqipërinë Anita Tuladhar e cila shoqërohej nga Përfaqësuesi Rezident i FMN në Tiranë Jens Reinke, me të cilët diskutuan mbi ecurinë e marrëveshjes mes FMN dhe Qeverisë shqiptare si dhe mbi klimën ekonomike në vend.

Meta i njohu përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar me axhendën e reformave prioritare në vend, duke u ndalur në mënyrë të veçantë tek reformimi i sistemit të drejtësisë, të cilin e konsideroi si thelbësor për klimën e biznesit dhe për rritjen e besimit të investitorëve të huaj.

Kryeparlamentari Meta vuri në dukje se duke marrë në konsideratë situatën ekonomike në Evropë, Shqipëria ka nevojë ta rrisë angazhimin e saj në funksion të mirëmenaxhimit të financave publike dhe rritjes së efikasitetit të politikave ekonomike në vend. Në këtë kuadër, u theksua rëndësia e thellimit të bashkëpunimit me Fondin Monetar Ndërkombëtar për progresin e reformave ekonomike.

March 10, 2016 10:49
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*