Meta: Reformat, kryefjala e mesazhit të Uashingtonit

April 15, 2016 12:23

Meta: Reformat, kryefjala e mesazhit të Uashingtonit

Mesazhet e mbërritura nga Uashingtoni në vizitën e kryeministrit Edi Rama janë të qarta edhe për kreun e LSI-së, Ilir Meta dhe ato kanë vetëm një kryefjalë; reformat.

“SHBA mbështet rrugën e reformave dhe bëjnë thirrje për thellimin e tyre veçanërisht në drejtësi”, deklaroi në një dalje të shkurtër për mediat kreu i Kuvendit.

Meta komentoi edhe rezolutën e Parlamentit Europian, një rezolutë që sipas tij, ngarkon me përgjegjësi politikën shqiptare për të ecur përpara me reformat.

“Mbështes miratimin e rezolutës në PE, që njeh progresin e vazhdueshëm në rrugën e reformave, kërkon zbatimin e tyre dhe është përgjegjësia jonë ta lexojmë ashtu siç duhet dhe që duhet të na bashkoje për të çuar përpara reformat dhe për të lënë menjanë retorikën e panevojshme”, u shpreh ai.

Kreu i Kuvendit përshëndeti gjithashtu edhe vendimin e Partisë Demokratike për t’i dhënë fund qëndrimit të kushtëzuar me Kuvendin.

“Është një vendim me rëndësi për të ecur përpara me reformën në drejtësi dhe që do t’i shërbejë ecjes në rrugën e duhur të reformave”, deklaroi Meta.

April 15, 2016 12:23
Komento

6 Komente

  1. gjirizi i Laleit April 15, 13:43

    KRRINELE TE DIZINFORMACIONIT!Mire qe 25 vjet nuk kini bere informacion per popullin por pse nuk kini guzimin ti thoni:
    -Kush eshte daj Meta,ne emer te kujt flet e ke perfaqeson!?
    -Sa shqipetare hajvane votojne daj Meten per tu hedhur ndonje kocke dhe a e dini qe ne zgjedhjet e fundit vendore jane vetem 258.361 ‘ZGJEBES’ as 5 perqind e popullit shqipetar!?
    -Kush ja jep te drejten te jape ‘leksione’ 25 vjet nje Qenje Berisha qe sperfaqeson asgje e nje qenje META me 5 perqind elektorat te blere!?
    -Kush ja jep te drejten pasi ka ‘perdhunuar’ 25 vjet femijet shqipetare te pa ngrene tani na flet per Washingtonin e FENE per te gjetur strehim KRIMI E KORRUPSIONI e per ti shpetuar GIOTINES!?

    Reply to this comment
  2. Monika Kryezeza April 15, 14:03

    ‘KRYEFJALE’= KRYEIDJOT=KRYEHAJDUT

    Reply to this comment
  3. vasili April 15, 14:22

    Demagogu prej Cepanit me grupin e tij ´´Na bashkoi makuteria pa din e pa iman´´,bashke me Saliun dhe banden e tij te ciftelise,vazhdojne pa fund avazin,ne dere te shokut lu dhe vllahutines:
    Futjani pordhes grini sallat,pasi nuk jeni as te pare as te fundit,qe kemi tallur bythen me ju te ngrate.

    Reply to this comment
  4. toske April 15, 14:30

    HARRONI, o shqiptare te ndershen, se ky kryehajdut do te beje REFORME ne DREJTESI!
    Bashke me SaliSerbKriminelGjakpiresin LikeFloriKryehajdut nuk do te bejne KURRE reforme!

    Reply to this comment
  5. Guri April 15, 16:36

    Sikur t’i donte vertet Meta reformat, do ta kishte urdheruar ate gazeten, paçavure te tij qe, sot, me dt 15 prill, kur ne te gjitha gazetat e Tiranes (perfshi edhe “55” e RD ne menyren e tyre), me shkronja te medha kumtohej vizita teper e suksesshme e kryeministrit Rama ne Uashington, te shkruante qofte edhe nje fjale te vetme per ate vizite historike. Meta eshte thika pas shpine, jo vetem e PS, (kjo do te ishte e keqe me e vogel), por e gjithe demokracise ne Shqiperi. Makuteria e kamufluar me kujdes e tij rendon dhe do te rendoje edhe me shume mbi shpinen tone, po i dhame ende vota atij dhe mikut te tij te pandare, “doktorit”, siç nuk harron te perserise ai vazhdimisht.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*