Meta: Rritja e LSI-së sapo ka filluar

Redaksia Online July 13, 2013 13:48

Meta: Rritja e LSI-së sapo ka filluar

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, thotë se zgjedhjet e 23 qershorit shënuan nisjen e rritjes së  kësaj partie. Gjatë një takimi me anëtarë dhe simpatizantë të LSI-së në Çorovodë, Meta u shpreh se LSI ka bërë premtimet më të përmbajtura gjatë fushatës.

“Motoja jonë për të ardhmen është të punojmë çdo ditë dhe të përmirësohemi çdo ditë në mënyrë që të jemi më të aftë dhe më të suksesshëm në përballimin e gjithë sfidave që kemi përpara. Ne kemi bërë fushatën më pozitive, kemi bërë fushatën më konkrete, kemi pasur premtimet më të përmbajtura dhe më racionale e kemi përqendruar qartë mesazhin e fushatës sonë tek të gjithë votuesit që kërkojnë stabilitetin e vendit, që kërkojnë zgjidhjen e problemeve më të mprehta ekonomike e sociale, që kërkojnë rritjen e punësimit dhe njëkohësisht për ne është tepër e rëndësishme tani të fillojmë punën për mbajtjen e këtyre premtimeve”, tha kryetari i LSI-së.

Meta tha se forcimi i mëtejshëm i LSI çon në rritjen e stabilitetit të vendit dhe ndihmohet çdo qytetar shqiptar që të shikojë një politikë, e cila merret me ekonominë dhe nuk merret retorika boshe.

“Rritja e LSI-së është mesazhi më i qartë se shqiptarët duan të ecin më shpejt në rrugën e stabilitetit, në rrugën e ndryshimeve, në rrugën e integrimit, në rrugën e punësimit, në rrugën e përqendrimit të gjithë energjive të politikës tek ekonomia, tek punësimi tek çështjet më jetike që kanë qytetarët tanë në Berat, në Skrapar dhe në të gjithë Shqipërinë”, tha z. Meta.

Redaksia Online July 13, 2013 13:48
Komento

6 Komente

  1. Leonardo July 13, 15:02

    Kësaj radhe ja hodhe por mos kujto se të haruan do vijë dhe radha jote besoj të jetë sa më shpejtë

    Reply to this comment
  2. keltis July 13, 16:25

    U rritet me votat e blera nga krimi dhe vjedhja por tash e nxen qafen kujt i thone shpejt

    Reply to this comment
  3. tomorri July 13, 17:41

    Ilir Meta, nje spekullator mbi varferine e njerezve, te genjyere per kafshaten e bukes, qe u premtohet per vende pune, si qe ai i 40% ne adminstrate, pra edhe 20% me shume se sa nen qeverine e Berishes, pale llapaqenat me ate “Meta kryeminister”…

    Reply to this comment
  4. arben July 13, 20:54

    DRAKULA LUFTOI PA KOMPROMIS KUNDER ATYRE QE TE DHIMSEN TY MOR JUG AFRIKAN QE DO TE SHKOSH NE RUMANI PER GJUETI VAMPIRESH>SHKRUAJE HISTORINE DREJT.MOS SHPIF E GENJE.PER VIZE RUMUNE KE PLOT NDIHME.STOPIMI I EKSPORTEVE TURKE NE DREJTIM TE SHQIPERISE ESHTE I VETMI MJET QE MUND TE QETESOJE SHQIPTARET E BRAKTISUR NGA QEVERITE.

    Reply to this comment
  5. Zbardhja e kasetave te Benit July 13, 23:20

    Te gjitha partite shqiptare, kane ne programet e tyre nisiativa, pikepamje, plane, projekte, per lufte kunder korrupsionit. Edhe pse shumica jane ose shnderrohen ne farsa…

    Por paska nje parti qe as formalisht nuk i hyne kesaj pune: LSI, Partia e Skraparllijve Internacionale, eshte e vetmja parti qe nuk ka asnje shenje se ka ndermend te luftoj korrupsionin!!!

    Dhe vete ata e presin duke buzeshur, kur ndokush ua kujton kete mungese formale!
    “Epo ja qe s’e kemi! Le ta luftojne Partite e Medha Korrupsionin! 29 Nendorin dhe Korrupsionin nuk i prekim ne…!”

    Tani qe mega-Meta njofton se sapo filloi rritja e Partise, mendja te shkon se ne zgjedhjet e tjera: LSI kalon PS-ne dhe Meta behet realisht kryeminister, ose: pjesa qe mbeshtetet nga Gazeta anti…55, bashkohet me Meten nen emrin Levizja MC 55, Parti e Mosdenimit te Corrupsionit per Integrim…

    Reply to this comment
  6. Babai i vertete i Dardanit July 14, 08:25

    Ilir Kryemadhi ne te dyja kuptimet, hiq dore sa me shpejt nga afrimi me tipa si Fahri Balliu. Nuk ka bere njeri hajer.
    Njerezit falin por jo per riciklim te Fahriut dhe baxhanakut te tij.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*