Meta: Rritja ekonomike fillon nga nxitja e rritjes së prodhimit bujqësor

Redaksia Online June 15, 2013 11:23

Meta: Rritja ekonomike fillon nga nxitja e rritjes së prodhimit bujqësor

Kryetari i LSI, Ilir Meta, është ndalur në Divjakë, në një bashkëbisedim me qytetarët. Duke biseduar më fermerët, pronarë të një sere, Meta u shpreh se Plani i Punësimit i Lëvizjes Socialiste për Integrim fillon me sektorin e bujqësisë, me hapat konkretë që do të ndërmerren për rimëkëmbjen dhe modernizimin e saj. “Angazhimi ynë kryesor është rritja e qëndrueshme ekonomike e vendit që fillon nga nxitja e rritjes së prodhimit bujqësor”,tha Meta.

Meta theksoi se vetëm duke zhvilluar bujqësinë, vetëm duke e modernizuar atë, duke ulur kostot e prodhimit në vend, do të arrihet të zhvillohen dhe të rriten në mënyrë të qëndrueshme ekonomia dhe eksportet shqiptare.

“Që nga subvencionimi me 50% i farave më të zgjedhura në mënyrë që të arrihen rezultatet dhe rendimentet më të larta, që te subvencionimi i çmimit për plehrat kimike, për pesticidet, që nga subvencioni me 25% për blerjen e traktorëve, të moto-kultivatorëve, që nga subvencionimi i çmimeve për karburantet, si për serrat ashtu edhe për punimet e tokës dhe shumë aspekte të tjera, të cilat do të lehtësojnë dhe do të ulin kostot e prodhimit dhe të cilat do të rrisin rendimentet dhe prodhimtarinë e të gjithë Myzeqesë”, tha Meta.

Kreu i LSI-së tha se mbetet domosdoshmëri ndërrimi i modelit ekonomik. Sipas tij nuk mund të vazhdojmë më të importojmë ushqime dhe të vijnë lekë nga emigrantët për të blerë ushqimet tona.

Redaksia Online June 15, 2013 11:23
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim