Meta: Shqipëria, e hapur për dialog e bashkëpunim konkret me Serbinë

October 19, 2014 10:36

Meta: Shqipëria, e hapur për dialog e bashkëpunim konkret me Serbinë

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta thekson se Shqipëria qëndron e hapur për dialog dhe bashkëpunim konkret me Serbinë, ashtu si edhe me të gjitha vendet e tjera të rajonit. Gjatë takimit me Senatorin Christopher S. Murphy, Kryetar i Nënkomisionit për Çështjet Evropiane dhe njëkohësisht anëtar i Komisionit për Politikën e Jashtme të Senatit të SHBA, Meta shprehu vendosmërinë e Shqipërisë për të vazhduar politikën e saj konstruktive rajonale përmes forcimit të bashkëpunimit me të gjitha vendet fqinje.

Më e rëndësishme është të fitojmë të ardhmen e përbashkët evropiane se sa një ndeshje sportive. Ne e mirëpresim angazhimin e Serbisë në funksion të bashkëpunimit dhe stabilitetit rajonal, në të mirë të të dy popujve dhe qytetarëve tanë, gjë që realizohet vetëm përmes dialogut konstruktiv dhe qëndrimit larg retorikave të panevojshme nacionaliste që tentojnë të na kthejnë pas në histori. Shqipëria qëndron e hapur për dialog dhe bashkëpunim konkret me Serbinë, ashtu si edhe me të gjitha vendet e tjera të rajonit”, theksoi Meta.

Në përfundim, Kryetari Meta dhe Senatori Murphy ndanë bindjen e përbashkët se  forcimi i mëtejshëm i aleancës mes Shqipërisë dhe SHBA, e konsolidon perspektivën e paqes, stabilitetit dhe prosperitetit në rajonin e Ballkanit.

October 19, 2014 10:36
Komento

4 Komente

  1. Arben October 19, 12:15

    ME TY NUK MERRET NJERI SE I KE PARATE E VJEDHURA TE STAMPUARA NE BALLE.

    HAJDUT MUTI.

    Reply to this comment
  2. Azemi October 19, 16:43

    Ti nuk te beson kush me ore hajdut,intigrant,i pa bese me duket se zoti ka per te te ardhur hakut se çfar u ke bere shqipetarve,ate qe i bene PD po ja ben dhe PS po e mban vendin peng i dallavereve,u ke vene kufirin tek thona qe do behet o keshtu si them une ose e prisha kolicionin.Haaaaaaaaaajdut.

    Reply to this comment
  3. Tana October 19, 20:29

    Nuk ka faj Ilir hajduti i skraparit. Fajin e ka populli jone qe nuk eshte mjaftushem i civilizuar dhe i jep vota se genjehen me nje thes miell nga ilir koburja se bashku me ate hajduten surrat palare qe del ekraneve dhe ben si intelektuale.
    Ne doni qe lilua te shkoje ne burg, mos i jepni vota, ja erdhen zgjedhjet lokale.
    JO VOTA LILO HAJDUTIT.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*