Meta shtyn për vitin e ardhshëm ligjin për dekoratat

December 21, 2015 14:09

Meta shtyn për vitin e ardhshëm ligjin për dekoratat

Nisma ligjore për dekoratat, që parashikon heqjen ose kushtet kur mund të jepen do të shqyrtohet në sesionin e ardhshëm parlamentar.

Kryetari i Parlamentit, Ilir Meta tha se nisma nuk mund të shqyrtohet sot pasi ka një tjetër nismë që shqyrtohet me procedurë të përshpejtuar.

Përveç të majtëve, edhe opozita paraqiti një rezolutë që kërkoi të miratohen po me procedurë të përshpejtuar. Nisma që po shqyrtohet me procedurë të përshpejtuar është ngritja e një komisioni për reformën zgjedhore.

Kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi tha se pavarësisht mbështetjes për nismën, ajo nuk mund të shqyrtohet. Ai i tha opozitës se rezoluta e saj bëhet nul me propozimin e socialistëve për ndryshimet ligjore.

“Keni qenë 13 vjet në pushtet, sot doli problemi? Për të dekriminalizuar periudhën e komunizmit, Keni pasur 16 vjet presidentët tuaj, sot doli problemi? Unë e kuptoj që jeni pa kauzë dhe bëni çfarë ju del brenda ditës. mësoni të bëni opozitën, nuk do jua japim nismat gati, akoma nuk keni marrë vesh se si bëhet opozita. Fatkeqësi është, por ky është realiteti i hidhur, ishalla mësoheni shpejt”, tha ai.

Në përgjigje, kreu i grupit demokrat, Edi Paloka, tha se PD-ja kishte miratuar ligjin anti-genocid, që dënoi nomenklaturën komuniste.

“Sa erdhët ju në pushtet i dhatë mundësi për poste dhe kërkoni rehabilitimin e tyre duke i dhënë dekorata e duke nxjerrë portretin e Enver Hoxhës. Nëse doni lëreni hipokrizinë ekstreme që karakterizon kryetarin tuaj.  25 vjet nuk keni kërkuar ndjesë akoma dhe sot na flisni për faj të Partisë Demokratike. I jepni dekorata dhe thoni fajin e ka Sali Berisha, e kishit mundësinë që pas dekoratës brenda 5 minutave ta hiqnit pasi morët vesh se aty ishte ai që ka torturuar At Zef Pllumin”, tha ai.

Më pas, kryeparlamentari Meta kërkoi që mbylleshin diskutimet për këtë çështje, pavarësisht kërkesës së demokratëve. “Rezoluta juaj u kontestua se nuk është depozituar akoma formalisht në Kuvend. Lidhur me iniciativën e zotit Balla pavarësisht nga kërkesa e Rucit u bë e qartë që ajo nuk mund të shqyrtohet sot se e kemi një akt që kalon me procedurë të përshpejtuar dhe nuk mund të kalojnë dy. Mos të vazhdojmë më me një debat ku secila nga palët e paraqitën pozicionin e vet”, theksoi Meta. /Dita/

 

December 21, 2015 14:09
Komento

1 Koment

  1. 123 December 21, 14:26

    kryemuti kufendit shqipcar

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*