Meta sqaron takimin me Soros: Do ishte jo etike të shmangesha

December 22, 2019 09:28

Meta sqaron takimin me Soros: Do ishte jo etike të shmangesha

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka sqaruar publikimit takimin e shumëpërfolur të zhvilluar pak ditë më parë në Presidencë me djalin e miliarderit George Soros, Aleksandër Soros.

Duke iu përgjigjur të gjithë zërave kritikë, Kreu i Shtetit thekson se takimi ka qenë zyrtar dhe është me ftesë  të Sorosit.

Meta sqaron se që pas akuzave të tij ndaj ndikimit të Fondacionit Soros në Reformën në Drejtësi ka pasur shumë kërkesa për takim, ndaj dhe sipas tij, do të ishte jo etike t’i shmangej një takimi të drejtpërdrejtë, për të shprehur këto shqetësime edhe nga afër.

Mesazhi i Metës:

Një përgjigje për mikun tim Prof. Kastriot Islami dhe gjithë të tjerët!

I mirëkuptoj reagimet emocionale të sinqerta apo të nxitura, lidhur me takimin tim me z.Aleksandër Soros, Zëvendëspresident i Fondacionit “Shoqëria e hapur”, të bërë publik nga Zëdhënësi im z.Blushi.

Nuk më dukej me vend të reagoja ndaj tyre, por pas shkrimit të z.Islami, i cili veçse intelektual i njohur, është edhe ish-ministër i Jashtëm, më duhet të sqaroj disa rrethana dhe të shuaj çdo keqkuptim.

Unë nuk i di arsyet e vizitës së z.Soros në Tiranë, dhe as kam pyetur për to, pasi Shqipëria është e hapur për t’u vizituar nga të gjithë.

Ajo që di është se nga muaji korrik kur unë bëra publike disa akuza për rolin e Fondacionit “Shoqëria e hapur” për kapjen e drejtësisë së re nga Kryeministri, ka patur disa kërkesa zyrtare për takim nga përfaqësues të këtij Fondacioni, në veçanti për të sqaruar pozicionin e tyre lidhur me Reformën në Drejtësi.

Do të ishte jo etike nga ana ime që ndërsa kam shprehur publikisht rezervat e mia për ta, t’i shmangesha një takimi të drejtpërdrejtë, për t’u shprehur këto shqetësime edhe nga afër. Për më tepër që shmangiet dhe gënjeshtrat nuk janë në karakterin tim.

Takimi është bërë me kërkesë zyrtare dhe ka qenë zyrtar. Tema e të ashtuquajturit “Mini-Shengen” nuk ka ekzistuar në takim.

Tre temat që unë jam përqëndruar kanë qenë kapja e drejtësisë nga Kryeministri, përkeqësimi i lirisë së medias dhe të lirisë së shprehjes, dhe gjallërimi i shoqërisë civile në vend kundër shkeljes së të drejtave të njeriut dhe dhunimit të vlerave të demokracisë.

E vetmja temë që nuk u përmend nga Zëdhënësi im ishte ajo e menaxhimit të pasojave të tërmetit.

Lidhur me të ashtuquajturin “Mini-Shengen” unë e kam bërë të qartë publikisht e në mënyrë të përsëritur se çdo iniciativë rajonale është e dobishme kur është gjithëpërfshirëse e jo përjashtuese, kur udhëhiqet nga partneriteti dhe jo paternalizmi, kur sjell kohezion dhe jo konfuzion, e aq më tepër përçarje.

Ndërsa për qëndrimin tim ndaj shtetit të Kosovës dhe Pavarësisë së saj të gjithë e dinë qëndrimin tim. Aq më tepër për Taksën e Kalimashit.

Asnjë takim nuk e ndryshon axhendën e Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe përkushtimin e Tij për t’iu rikthyer sovranitetin të gjithë qytetarëve shqiptarë përmes garantimit të zbatimit të referendumit si e drejtë kushtetuese.

SHQIPËRIA E PARA!

SHQIPËRIA NË BASHKIMIN EUROPIAN!

j.l./ dita

December 22, 2019 09:28
Komento

12 Komente

  1. Ethem December 22, 09:58

    O LIKE FLORIRI:BERE MIRE QE E PRITE SOROSIN E VOGEL.POR NUK NA SQARON PSE E SHAVE PER REFORMEN NE DREJTESI,PSE E BERE SHOK TE RAMES,PSE MERR NEPER-GOJE,SHPIF ME TE HUAJT DUKE INJORUAR K.MINISTRIN TEND.
    -ZOTI 7 %: NUK TE SHPETON SOROSI NGA PAUDHESIT E TUA PRO-SALISTE.
    -JU PO VONONI GJ.KUSHTETUESE SE KENI FRIKE NGA SHKARKIMI.AJO DO FORMOHET DHE JU DO SHKONI NE LSI OSE NE REÇ.JU PO MERRENI ME DVORANIN PER TE EMRUAR NE KED-VITORE TUSHEN.
    -JE BERE GAZI BOTES BASHKE ME SB,LB,MK..SHBA+BE PO MBAJNE SHENIM.

    Reply to this comment
  2. Me qetesi e dashuri ? December 22, 10:04

    Ererat kane ndryshuar drejtimin. Ti do te kapesh si i mbyturi me “Sorrosi e ka fajin.” Nuk do shpetosh dot !

    Reply to this comment
  3. skrapari December 22, 10:28

    O Hajdut i ndyre, po ku e di ti se çfare eshte etika, o bir putane?
    Ti duhet te ishe ne burg, por fajin e ka Berisha qe te dha mundesine te vazhdoje politiken se bashku me ekipin e ndyresirave Basha, Rama e Monika, etj, duke e degraduar Atdheun tone ne nje vend afrikan dhe nje vend që boshatiset per dite…

    Reply to this comment
  4. h December 22, 11:31

    Poshtë presidenti hajdut i korruptuar.
    Dorëzo gjënë e vjedhur popullit shqiptar.

    Reply to this comment
  5. alphade December 22, 11:33

    Meta,pasi e shau duke mos lene gje pa thene kunder pla-
    kit SORO, tash qe i ka ardhur “veza kryq” vendosi t’i “le-
    pihet” djalit te SOROS ! Kete Meta e ka bere nga halli i
    madh qe ka tash…..! Prandaj zoti president leri “etikat”
    Tuaja se nuk I ha njeri ! Ju I keni kerkuar atij mbeshtetje
    per t’ju nxjerre nga bataku ku keni rene vete dhe si fami-
    je ! SPAK-u dhe BKH-Ja po Ju qendron mbi Koke si
    “Shpata e Demokleut” juve politikaneve te korruptuar dhe
    nuk jeni pak,mbase me shume she sa gjyqetaret e proku-
    ret e gremisur !
    Se fundi, nuk ka turp me te madh per Ju si president qe
    prisni ne zyren Tuaj nje delikuent, I denuar nga Drejtesia,
    sic ishte rasti i Salianjit ?! Pyetja qe shtrojne per Ju te gji-
    the shqiptaret anonime, te zakonshem apo te thjeshte
    eshte: Valle do t’i keni mundesite t’i prisni me audiencen
    Tuaj te gjithe te denuarit ordinere,shpifes,mashtrues,intri-
    gante,sajues,hileqare ,batakci i te 99-tave,sic eshte ky
    Salianji. Por me sa duket edhe Ju jeni I kesaj kategorie
    dhe Une si qytetar I ketij vendi do te shikoja me tej me
    aresyetimn Tim : llogjika e thjeshte Ta do se I denuari Sa-
    lianji eshte thjeshte nje mjeran,nje “scapegoat”, nje, “Ko-
    ke Turku” i perdorur nga Ju,Berisha dhe Basha per qelli-
    met tuaja te mbrapshta per eliminuar nga skena politike jo saktesisht Ministrin e Brendeshem,zotin Xhafa,por me
    teper de sa kjo per te zeruar Reformen ne Drejtesi,ku pa-
    ti si “arkitekt kryesor” ,zotin F. Xhafa ! Problemi Agron Xhafes, vellait te Fatmirit dihej prej shume kohesh nga
    opinioni publik por ishte lene ne heshtje…! Opozita duhej
    te gjente momentin kur ta shihte veten keq dhe ky mo-
    meant me sa duket erdhi kur po shterngoheshin vidhat e
    Vettingut …! Dhe me thene te verteten opozita ose me sakte “Triniteti i Shenjte” : Berisha-Meta-Basha ia arriten
    qellimit deri ne nje fare shkalle duke eliminuar si MB, Zo-
    tin F.Xhafa,ashtu sic bene edhe me zotin S.Tahiri qe u
    eliminua plotesisht si figure politike ! Por nga Ana tjeter
    duhet shtuar edhe faktori K/ministrit, Edi Rama qe I ngjan
    atij “thesit te miellit” qe sa me shume Ta godasesh me “kopan” aq me shume miell leshon ! Godit opozita nje so-
    cialist per qellimet e veta politike,sigurisht aty ku I shkelet
    ne “kallo” ,fillimisht, Rama e “mbron” ,X apo Y,pastaj pa
    pritur e pa kuptuar e leshon si ” lopa,bajgen” ! Keshtu ka
    ndodhur jo me pak socialiste ….! Le te rrime shtrember e
    te flasim drejt: Berisha sa ishte ne pushtet I mbronte deri
    ne fund njerezit e tij,ne cdo rrethane nuk I leshonte,jo me
    mvartesit e tij por as nje militant te thjeshte te PD. Po jap
    vetem nje shembull : A nuk e mbrojti Ai, Meten ku ky i
    fundit ishte incizuar me ze e figure nga D. Prifti,apo F. Mediu,minister Mbrojtje,i implikuar deri ne fyt me “Cesh-
    tjen Gerdeci” ?! Ka me dhjetra shembuj ne kete drejtim !
    Kam bindjen se aq sa e ka mbrojtur V.Dakon,,Rama,ne-
    ser, si pa gje te keq ka borxhe Ta leshoje V.Dakon duke e
    konsideruar “armik te popullit” ! Kjo ka te beje thjeshte me karakterin e individit …..! Kaq kisha per sot !

    Reply to this comment
  6. Gzim Kulufi December 22, 13:08

    Sa komentues te zgjuar! Nje person akuzon nje tjeter hapur! Ky tjetri nuk pergjigjet hapur, nuk vazhdon te debatoje hapur, nuk preket fare sa ta kercenoje akuzuesin per nderprerje lidhjesh! Pse? Sepse e di qe akuzat jane te drejta?! Ndaj dhe i vjen si dhelper dhe i thote, hajd bisedojme koke me koke!? Sepse gjithnje i ka bere punet e tija vesh me vesh larg syve te botes! Dhe pse keshtu? Sepse e ka perdorur parane e tij jo thjesht per te ndihmuar, por per ti blere bashkpunuesit e tij!? Sepse ne akuzat e leshuara ka dicka te vertete?!

    Reply to this comment
  7. FIloeuropiani December 22, 13:22

    Eshte si ai barsaleti me 2 te burgosur.
    Hajt te ta bej nje here i tha njeri tjetrit.
    Jo i tha ky se do me quajne BQ.
    Nuk quhesh me nje here! Pa merak. Dhe e bejne.
    Pas 2 ditesh e pyet shokun: Po me 2 here a quhesh?!
    Nuk quhesh BQ Like me kete takim. Pa merak. E di populli tashme.

    Reply to this comment
  8. Pellazgo-DEBIL December 22, 14:47

    DEBILAT kujtojn se vota e tyre ka fuqi.

    Reply to this comment
  9. Konti Sbalta December 22, 15:41

    Edhe me Saliun u bashkove se nuk mund tia prishje atij
    ne dhe jo vetem kaq ,por u bashkove me te edhe per vrasjet Gerdec edhe per 4vrasjet e 21 janarit; ti te tereve nuk ja u prishe dhe kercen sa “djathtas majtas”

    Reply to this comment
  10. intelektuali December 22, 16:25

    Gazeta DITA:

    PO CFARE MUND T’I THOTE NDRYSHE LIKE FLORIRI?

    Spiunit te Enverit Kastriot Islami qe “kaperceu ylberin? dhe nga sigurims, fanatik enverist denbabaden u be ne cast ithtar i Sali Berishes dhe i duket vetja si “gjeli maje plehut” ne Kohen e Qepes te Partise se Punes kur babai i tij ruante Bllokun dhe kujton se edhe ai mund te ruaje sot Presidentin Like Floriri nga Rezili, President Ryshfetci dhe i Korruptuar qe e kaloi gjithe mandatin e tij presidencial pa e ftuar asnje zyrtar i vogel nga Bota Demokratike

    dhe qe nuk e kupton se:

    Mafiozi George Soros ka ndermare fushate dhe po financon si i papare bedelat e tij ne Kongresin Amerikan per te rezuar Presidentin Donal Trump, Ilir Meten e ka si nje “Kafshate goje” aq me shume qe e ka pare gjithe Bota me ze dhe figure si vjedh rryshfetin pushtetar me tefter ne dore dhe FBI-ja ka prangosur dhe a rasur ne burg Federal Almir Rrapon, pinjollin e Angoneve te Enverit me akuza te renda per vrasje dhe krim te organizuar ne SHBA, qe ishte sekretari personal i Like Floririt,

    prandaj:

    Edhe Ilir Meta apo Like Floriri sic eshte me i njohur ne Shqypni me kete llagap hajduti nuk ka se ku te shkoje dhe te mos beje servilin e George Sorosit

    qe:

    KU I SHKEL KEMBA NUK MBIN BARI

    Reply to this comment
  11. intelektuali December 22, 16:27

    Gazeta DITA:

    PO CFARE MUND T’I THOTE NDRYSHE LIKE FLORIRI?

    Spiunit te Enverit Kastriot Islami qe “kaperceu ylberin? dhe nga sigurims, fanatik enverist denbabaden u be ne cast ithtar i Sali Berishes dhe i duket vetja si “gjeli maje plehut” ne Kohen e Qepes te Partise se Punes kur babai i tij ruante Bllokun dhe kujton se edhe ai mund te ruaje sot Presidentin Like Floriri nga Rezili, President Ryshfetci dhe i Korruptuar qe e kaloi gjithe mandatin e tij presidencial pa e ftuar asnje zyrtar i vogel nga Bota Demokratike

    dhe qe nuk e kupton se:

    Mafiozi George Soros ka ndermare fushate dhe po financon si i papare bedelat e tij ne Kongresin Amerikan per te rezuar Presidentin Donal Trump, Ilir Meten e ka si nje “Kafshate goje” aq me shume qe e ka pare gjithe Bota me ze dhe figure si vjedh rryshfetin pushtetar me tefter ne dore dhe FBI-ja ka prangosur dhe ja rasur ne burg Federal Almir Rrapon, pinjollin e Angoneve te Enverit me akuza te renda per vrasje dhe krim te organizuar ne SHBA, qe ishte sekretari personal i Like Floririt,

    prandaj:

    Edhe Ilir Meta apo Like Floriri sic eshte me i njohur ne Shqypni me kete llagap hajduti nuk ka se ku te shkoje dhe te mos beje servilin e George Sorosit

    qe:

    KU I SHKEL KEMBA NUK MBIN BARI

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim