Meta: Nuk do të lejojmë vendosjen e reformave nga SHQUP-i

January 25, 2014 20:42

Meta: Nuk do të lejojmë vendosjen e reformave nga SHQUP-i

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, njëkohësisht edhe kryetar i LSI-së, i bëri thirrje opozitës që të japë kontributin e saj në lidhje me Reformën Territoriale-Administrative dhe të mos kushtëzojë këtë reform me cështje të tjera. Meta u shpreh se nuk do të ndodhë që reformat të vendosen nga SHQUP dhe të eleminohet Parlamenti.

“Në rast se kjo mazhorancë për çështje të tjera në të cilat ndajmë mendime të ndryshme ka përgjegjësitë e saj, atëherë opozita ka të drejtë që këto përgjegjësi t’i ekspozojë para opinionit publik, por nuk mund të shërbejnë dallime të caktuara për të penguar apo vonuar një reformë, të cilës i ka kaluar koha me kohë, dhe ne jemi të vendosur për të ecur përpara në këtë drejtim për të diskutuar edhe me opozitën, e cila është krejtësisht e barabartë në komisionin që ka krijuar Kuvendi kohët e fundit, por për ta hapur këtë reformë dhe debatuar anembanë vendit, në mënyrë që ne të kemi një reformë cilësore, lidhur me funksionimin dhe efikasitetin e pushtetit vendor”, tha Meta.

Këto deklarata Meta i bëri gjatë një takimi të zhvilluar me strukturat dhe drejtuesit e LSI në Elbasan.

“Jam i bindur se vitit 2014 do të jetë viti i reformave të rëndësishme, të cilat do të vendosin themele shumë të rëndësishme për të mbajtur angazhimet dhe premtimet tona për një standard të ri të jetesës së qytetarëve të Elbasanit dhe qytetarëve shqiptarë”, u shpreh ai.

Kryetari i Kuvendit theksoi se reforma territoriale është një domosdoshmëri dhe realizimi i saj i shpejtë përmes një procesi gjithëpërfshirës dhe transparent është detyrim për çdo forcë politike.

“Kjo reformë i ka munguar Shqipërisë për një kohë të gjatë, në rast se ka një nga standardet më të prapambetur që nga zgjedhjet lokale të vitit 1992, vendi e ka në drejtim të ndarjes territoriale të vendit. Ndërkohë që Shqipëria ka ndryshuar shumë dhe lëvizjet demografike kanë qenë të jashtëzakonshme, dhe sot Shqipëria ka 385 njësi vendore bashki dhe komuna, kur Kosova ka vetëm 37, ndërsa Maqedonia 80 dhe Mali i Zi 21″, tha Meta.

Sipas tij, qëllimi i kësaj reforme nuk ka të bëjë me numrat, por me përmirësimin e shërbimit ndaj qytetarëve dhe komuniteteve.

Kjo nuk është thjeshtë çështje numrash, por e kapaciteteve të pushtetit vendor, i cili në shumicën e njësive vendore nuk është jo vetëm efikas, por mbetet një shpërdorues i madh i taksapaguesve shqiptarë. Në 150 komuna sot në vendin tonë asnjë prej tyre nuk realizon dot asnjë investim dhe asnjë shërbim me të ardhurat që siguron, pra janë qytetarët e Elbasanit ata që paguajnë kostot administrative të mbajtjes së dhjetra dhe qindra komunave të cilët nuk japin shërbime për banorët që kanë përgjegjësi. Nuk vazhdohet në këtë mënyrë, vetëm nga realizimi i reformës administrative dhe territoriale, vetëm në katër vjet do të kurseheshin nga kostot administrative mbi 80 milionë dollarë”, u shpreh Meta.

Në këtë kuadër ai shtoi se reforma territoriale nuk i shërben një partie apo një klase politike, por të gjithë shqiptarëve. “Është e domosdoshme që opozita, të cilës i janë krijuar kushte maksimale, të përfshihet sa më shpejt në këtë reformë, pasi është në interes të të gjithë qytetarëve shqiptarë. Kjo reformë nuk është në interes të dhjetëra përfaqësuesve, por është në interes të mbi 3 milion qytetarëve, për të pasur një pushtet vendor real, i cili është në gjendje të afrojë shërbime cilësore, të bëjë investime me të ardhurat që realizon vetë si dhe të menaxhojë mirë burimet financiare, natyre dhe njerëzore. Ndaj edhe Komuniteti Ndërkombëtar e mbështet fuqimisht dhe asiston në këtë reformë të rëndësishme, dhe ne jemi të bindur se kjo reformë do të kryhet sipas standarteve europiane, me ekspertizën më të mirë Europiane dhe SHBA-së,  të sjellë një hov cilësor jo vetëm në drejtim të pushtetit vendor por edhe në konceptimin e shtetit, administratës, në të gjithë modernizimin e shoqërisë sonë, sepse pushteti vendor është një hallkë themelore e gjithë funksionimit të shoqërisë dhe shtetit”, tha ai.

January 25, 2014 20:42
Komento

8 Komente

  1. Jorgaq January 25, 20:53

    Nuk ke faj ti por Saliu qe u be pale me ty, duhet te ishe ne burg ti o far e keqe

    Reply to this comment
  2. Ajet Delaj January 25, 21:11

    REFORME ME KONCEPTIN, SHTETI SI NJE I TERE

    Natyrisht qe reforma, pra permiresime kerkohen edhe ne vendet me te zhvilluara te botes qe jane ku e ku perpara nesh ne te tera drejtimet. Pra nevoja per reforma eshte e pranueshme nga te tere faktoret dhe aktoret politik dhe natyrshem edhe nga qytetaret pasi reforma gjithnje behen apo ashtu eshte thene deri tani per ti sherbyer me mire qytetarit shqiptar.
    Kjo, apo ketu duhet te filloje projekti i ri mbare shqiptare ne funksion te plotesimit te kritereve te vendosura nga Brukseli ku ne te verteten jane reforma qe duhet te realizohen me se pari ne funksion te zhvillimit e perparimit te shoqerise shqiptare.
    Tani qe reformat e meparshme kane qene kryesisht propogande ne sherbim te militantizmit partiak , nepotizmit e korrupsionit nuk besoj se eshte nje zbulim apo konstatim i veshtire ky pasi mjafton te veme ne dukje se si paralizohet funksionimi i shtetit me te tera institucionet ne nje rotacion normal te pushtetit ne njeren ane dhe ngecjen e procesit te integrimit me Brukselin ne vitet e fundit te qeverisjes se demokrateve.
    Pra fatekeqesisht shoqeria shqiptare por kryesisht klasa politike gjer tani nuk ka hequr dore akoma nga parimi komunist te tera pushtetet “sovjeteve “ edhe pse me Kushtetuten e Repuplikes se Shqiperise pushtetet jane te ndara e shume institucione te shtetit jane te depolitizuara.
    Pra ligji nuk i ka penguar pushtetaret e pas 92shit qe ta shkelin ate pasi kusuret i paguan buxheti i shtetit pra taksapaguesit shqiptare, (131 miljon dollare ne dministraten e fundit)sa qe ne pushtetin e demokrateve qeveria pothuaj ka paguar dyfish per administraten e shtetit, nje ne zyre e tjetrin ne shtepi te kthyer me vendim gjykate por te pazbatuar nga pushteti.
    Pushtetaret e rinj ndollen para nje paradoksi mjaft te veshtire pasi ka shanse qe te dy palet jane militante politike te opozites e pushtetit si ai qe eshte ne zyre ashtu edhe ai qe ka fituar me vendim gjykate dhe vazhdon te marre rrogen ne shtepi.
    Pra pushteti i majte me ne krye Kryeministrin Rama duhet te ideoje e konceptojne nje reforme te plote e gjitheperfshirese bazuar ne konceptin se pushteti eshte i socialisteve per kater vjet dhe shteti eshte i shqiptareve duke i dhene fund praktikes se gjertanishme te partis shtet te trashiguar nga e kaluara komuniste e post komuniste.
    Fillimisht duhet te percaktojne qarte pozicionet politike ne administraten e shtetit qe nga zyrtari i nivelit te fundit deri tek Kryeministri gje qe i jep te drejte kualicionit te majte te dergoje ne shtet njerzit e tije ne pozicionet politike gje qe duhet te jete nje perqindje e vogel ne krahasim me tersine e administrates se Shtetit Shqiptar dhe nuk mendoj se ne kete pike nuk mund te arrihet edhe marveshje me opoziten .
    Persa i perket adminisrates se shtetit pra reformes ne administraten e shtetit duhet eleminuar pagesa e nje administrate dyfishe me se pari me ristrukturim te institucioneve te shtetit dhe percaktimin e nje afati kohore qe te tere punonjesit e administrates se shtetit te kalojne sherbimin civil profesional te ndryshem per cdo fushe te veprimtarise se institucioneve te shtetit duke i kursyer buxhetit te shtetit miljona dollare mbas cdo rotacini pushteti.
    Ne sherbimin civil te merret pervoja perendimore e provimit kompjuterik me korrektim te castit e dhenje te pikve ne dore e jo sic eshte vazhduar gjer tani ku nje komision dallkaukesh blu zevendoset me nje tjeter roze te te njejtit format.
    Dhe se fundi per ta eleminuar abuzimin me vendet e punes ne funksion te militantizmit partiak nepotizmit apo korrupsionit , cdo lirim nga puna te jete i mbeshtetur ne ligj ne te kundert pra kur gjykata vendos ndryshe pasojat ti paguaje titullari i istitucionit dhe jo buxheti i shteti si gjer tani .
    Nuk duhet lejuar me qe te vazhdoje qe profesionistet te spostohen nga militantet partiake apo te paguhet deri ne 5 mije euro per nje vend mesuesi apo infermjeri pasi per poste me te larta nje zot e di se sa ka pas shkuar cmimi.
    Duhet pasur ne konsiderate se nuk mund te kete reforme te sukseshme te pjeshme pasi refrma duhet ideuar dhe konceptuar gjitheperfshirse ne te tera institucionet dhe agjensite e shtetit me qellimin e vetem qe administrate shteterore qe paguhet nga taksat e qytetarit shqiptar te vendosen ne sherbim te ketij te fundit e jo ne sherbim te liderit politik te radhes sic ka ndollur gjer tani.
    Pra reforma e konceptuar dhe zbatuar mbi bazen e profesionalizmit dhe performances se gjithsecilit duke pasur si kriter qe te tere punonjesit e shtetit qe nuk jane pozicione politike ne administraten e shtetit duhet qe te jene nje vit ne prove dhe mbas nje viti duhet te jene permanent ne baze te profesionalizmit ne pune dhe performances se gjithesecilit.
    Ne anen tjeter cdo punonjesi te shtetit qe fiton te drejten me konkurs qe te punoje ne strukturat e Shtetit Shqiptar i duhet vene perpara nje forme qe me vullnet te lire te japin aprovimin qe ti ceket begraudi i tije deri tek perdorimi i droges e alkoolit nga organet e specializuara te shtetit shqiptar pasi kete praktike e zbatojne ne perendim bizneset e medha e jo me shteti.
    Kompletimi i nje legjislacioni koherent ne drejtim te ngritjes strukturore e profesionale te administrates se shtetit ne funksion te kthimit te administrates ne sherbim te qytetarit shqiptare duhet te jete motoja e ketij pushteti per te instaluar per here te pare administrten profesionale e apolitike te shqiptareve.
    Nese i bashkojme kesaje konceptin se shteti duhet te jete kordinator e mbrojtes i jetes dhe dinjitetit te shoqerise shqiptare e jo pronar i jetes dhe te mirave material nuk ka asnje dyshim qe jeta e qytetarit shqiptar do te pesoje nje ndryshim cilsor te paimagjinueshem pasi Shqiperia i ka te tera resource njerzore e materiale per tu bere nje vend i begate.
    Shqiptaret qe ne 1992 jane percaktuar per sistemin capitalist mbeshtetur ne lirite dhe te drejtat themelore te njeriut dhe vlerat e shoqerive perendimore dhe cdo perperpjekje per te deformuar sistemin apo shkelur lirite dhe te drejtat e qytetareve shqiptare gje qe ka ndollur kane rezultuar vonese ne rrugen e implementimit te demokracise e integrimit dhe costo e shtuar per shoqerine shqiptare.
    Me kete dua te them qe te tere reformat e pritshme te qeverise se re duhen ideuar conceptuar e realizuar ne unison te plote me sistemin capitalist e lirite dhe te drejtat themelore te njeriut pasi kerkohet qe te riparohen gabimet e se shkuares dhe te ideohen e zbatohen hapa e veprime te shpejta per te kapur kohen e humbur.
    Reforma pronesore duhet te ideohet e konceptohet si reforme ne sherbim te themelit te sistemit ku e drejta e pronarit te ligjshem te shpronsuar me zjarr e hekur nga regjimi criminal komunist te qendroje para cdo te drejte tjeter pasi nuk ka sens praktika e ndjekur gjer tani qe zaptuesi i tokes nderton vilen tre kateshe e ka tre benza para dere dhe nuk paguan vleren e tokes se zaptuar, ku fatekeqesisht duhet thene se ka pasur ne krah edhe shtetin neokomunist deri me 23 qershor.
    Nuk ka sens praktikat e zbatuara gjer tani te moszbatimit te Kushtetutes se Repuplikes se Shqiperise persa i perket ceshtjes se prones ku qeveria e parlamenti ideojne dhe aprovojne ligje qe bien ndesh me lirite dhe te drejtat themelore te njeriut dhe kartat qe Shteti Shqiptar ka firmosur duke u bere pale me zaptuesit e prones se tjetrit.
    Nuk duhet vazhduar me kjo praktike pasi gjykata e Strazburgut ju ka dhene te drejte te tere qytetareve shqiptare, pra pronat do i marrin megjithse me vonese por ne anen tjeter gjobat mund te behen bumerang per buxhetin e shetit gjithsesi te shpuar. Ne anen tjeter nuk ka asnje arsye qe qytetaret shqiptare te shkojne ne Gjykaten e Strazburgut per te fituar te drejten e prones kur kete te drejte ja garanton Kushtetuta e Shqiperise.
    Reforma ne sistemin e drejtesise e sigurise duhet te synoje ne mbrojtjen e jetes, prones dhe dinjitetit te qytetarit shqiptar pasi pa siguri e drejtesi nuk mund te kete sukses asnje lloj reforme sado perfekte qe te jete, pra duhet qe shteti te siguroje kontrollin e plote mbi territorin e Repuplikes se Shqiperise .
    Dihet qe drejtesia eshte hallka me e korruptuar dhe e paafte e tere strukturave e institucineve te shtetit shqiptar per faj te vete dhe kryesisht per shkak te interferimit te politikes per te mbrojtur politikane te korruptuar e inkriminuar se bashku me tarafin e tyre.
    Reforma ne sistemin e drejtesise duhet ideuar e koncepruar ne sherbim te pamvarsise politike te institucionit te drejtesise ne Shqiperi gje qe ka rezultuar te deshtuara tera perpjekjet e qeverive parardhese se bashku me milionat e harxhuara te partnerve tane perendimore. Nuk ka asnje arsye themelore qe sistemin e drejtesise ta menaxhojne kriminelet e diktatures qe kane varur njerz per nje fjale goje kur tani ka me qindra djem e vajza te reja qe kane mbaruar ne universitete prestigjoze te botes ne fushen e se drejtes.
    Mendoj se reforma ne drejtesi duhet realizuar nepermjet reformes strukturore te futjes se jurive ne sistemin e gjykatave dhe futjen e prokurorve dhe dedektiveve private ne organet e zbatimit te ligjeve e hetimit dhe perzgjedhjen e titullarve te institucioneve te tere sistemit te drejtesise me vote popullore ne nje process electoral te figurave te nderuara publike brenda dhe jasht sistemit pra njerz nga te tera fushat e shkences.
    Menyra me e mire te shendoshjes se nje pushteti ka thene Presidenti Lincoln eshte vota e lire e popullit.

    Shqiptaret presin qe shteti shqiptar ti mbroje ne hapsirat ballkanike e diaspore e jo me brenda territorit te shqiperise qe fatekeqesisht duhet thene se vrasjet per gjakmarrje , me motive ordinere e aksidente referuar ketyre statistikave e radhisin Shqiperine sikur te jete ne lufte.
    Per te stopuar crimin qe ka marre revansh duhet persosur legjislacioni ne drejtim te rendimit te ndeshkimit per krimet e renda por ne te njejten kohe kriminelit ti konfiskohet tere pasuria e luajtshme dhe e paluajtshme ne favor te familjes se viktimes , veprim qe do ndikoje ne uljen e kriminalitetit.
    Reforma ne administraten e shtetit ashtu sic e thashe edhe me lart duhet te synoje qe administrata te vihet ne te tera nivelet ne sherbim te qytetarit shqiptar ne hallet problemet e punet e tija te perditshme duke bere qe te ndihet prezenca e shtetit si rregullator e krijues i kushteve te barabarta ne sherbime e mundesi per te gjithe.
    Pra Shqiperia ka nevoje te ngutshme per reforma te thella e gjitheperfshirse bazuar ne konceptin se shteti funksionon si nje i tere dhe mbi kete baze duhen zbatuar edhe reforma gjithnje me parimin se Shteti eshte i Shqiptareve e pushteti i socialisteve keto kater vjet gje qe shteti duhet te vazhdoje te punoje e modernizohet e pushteti mund te nderrohet mbas 4 vjetesh. Nese reforma ideohet dhe realizohet ne funksion te sistemit e lirive themelore te njeriut e ne sherbim te qytetarit shqiptar nuk ka asnje arsye qe ne kete reforme shtetformuese te ftohet edhe opozita qe te afroje vizionin dhe kontributin e saje.
    Partia shtet nuk ka gje te perbashket me vlerat dhe parimet e shoqerive te lira dhe demokratike dhe duhet te marre fund nje praktike e tille teper regressive per te mos thene kriminale per interest e shoqerise shqiptare.
    AJET DELAJ
    NEW YORK

    Reply to this comment
  3. ali January 26, 00:43

    Jepi z. Ajet, jepi ,si nuk u lodhke ?!.

    Reply to this comment
  4. ali January 26, 00:48

    O Gaqo nuk i sheh perqindjet sa jane te kenaqur nga sondazhi 88 perqind , ndersa zotrote
    ben pjese ne zero perqindeshit ! Ta ka lare trurin banda e pd ! O tempora , o mores !!!!!

    Reply to this comment
  5. Peshku January 26, 01:51

    Pergezime Ilir Metes, eshte i ri dhe ka mundesi te lere nje emer te mire ne histori!

    Reply to this comment
  6. Bilal camurri January 26, 02:23

    Sa mire do te ishte sikur 99% e shqiptareve te mos dinin shkrim e kendim,pra te ishin analfabete.!1% te ishin te shkolluar seriozisht.Do kishim nje Konice,nje Nol,nje Fishte dhe 2 miljon shqiptare qe ne vend se te shkruajne romane me dokrra si ky delaj nga new yorku do ruanin tufat me bageti dhe cmimi i mishit nuk do kishte vajtur sa nje page ditore per kg.

    Reply to this comment
  7. Arben January 26, 05:15

    KE TE DREJTE O META, TI DUHET TI BESH REFORMAT DUKE QENE NE BURGUN E PEQINIT NJA 15 VITE TE MIRA, ATE KE HAK TI OR QEN BIR QENI.

    Reply to this comment
  8. sopiqoti January 26, 11:04

    Lulzim Basha te mos e mare me te perpjete kur eshte fjala per reforma te rendesishme .Te ulet e te gjukoje bashke me shoket e tij se cfar elemente pozitive do te sjelli forca politike qe ai drejton dhe te gjeje rrugen e mirekuptimit me mazhorancen.E sakte eshte :nuk do te meret miratimi apriori nga SHQP-i per cilendo reforme.Nga ato qe Lulzim Basha thote neper podiume,shihet qarte se sa large eshte nga niveli i nje politikani me formim te mirefillte [politik qe kerkohet sot.A koma nuk e kupton se eshte ne vazhden e frymezimit dhe te vazhdimesise te Sali Berishes.Akoma nuk ka formuar individualitetin e tij ne gjykimin dhe shrimin e probleveve te zhvillimit te shoqerise tone.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*