Meta: Ta miratojmë sa më shpejt Byronë

February 10, 2016 17:04

Meta: Ta miratojmë sa më shpejt Byronë

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta që drejton partinë e dytë në qeverisje, nuk i kushton rëndësi varësisë së Byrosë së hetimit po efikasitetit të kësaj strukture për të cilin kish rënë dakort edhe opozita.

Nuk kam hyrë asnjëherë në brendinë e këtij projekti, e kam theksuar që për ne është e rëndësishme të ngrihet dhe të jetë efikase. Nuk është shumë e rëndësishme sesi ngrihet dhe ku ngrihet. Për ne ka rëndësi të respektohen parimet e Kushtetutës dhe të jetë efikase, kjo është mjaft e rëndësishme.

Dhe ajo që është po kaq e rëndësishme është që ky është varianti më i fundit për të cilin Partia Demokratike ka rënë dakord edhe me përfaqësuesit e OBDAT-it, mua ma ka konfirmuar Ministri i Brendshëm dhe Kryeministri dhe tani i takon parlamentit dhe Komisionit për reformën në drejtësi që të shprehen edhe për këtë çështje dhe ta miratojmë sa më shpejt në Kuvend”, tha Meta për Ora News.

February 10, 2016 17:04
Komento

1 Koment

  1. Arben February 10, 19:32

    DREJTESIA QE TE QUHET E TILLE DUHET TE PARE TE DENOJE KETE KRIMINEL.

    REFORMAT, BYROTE E ASAMBLETE I BEJNE PER VETE QENERIT.

    POPULLI DO DREJTESI.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*