Meta, takim me Schauble: Çelja e negociatave, sinjal pozitiv për rajonin

June 15, 2018 13:49

Meta, takim me Schauble: Çelja e negociatave, sinjal pozitiv për rajonin

 

Presidenti Ilir Meta është pritur sot nga kreu i Bundestagu-t të Gjermanisë, Dr. Wolfgang Schäuble.

Presidenti Meta u shpreh se çelja e negociatave do të jepte një sinjal pozitiv për të gjitha forcat në rajon.

“Çelja e negociatave vetëm do të na ndihmonte më shumë për të adresuar më mirë të gjitha prioritetet dhe përmbushur standardet dhe kriteret e nevojshme, si dhe do të jepte një sinjal shumë pozitiv për të gjitha forcat në rajon”, nënvizoi Presidenti Meta.

Ai vlerësoi rolin dhe angazhimin e Gjermanisë në drejtim të integrimit të Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Duke iu referuar progresit të bërë në përmbushjen e prioriteteve kyçe, Presidenti Meta, theksoi rëndësinë e jashtëzakonshme që do të kishte një vendim pozitiv i Bundestagu gjerman në favor të çeljes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Në njoftimin e Presidencës, thuhet se gjatë takimit u vlerësua premtuese dhe inkurajuese marrëveshja mes qeverisë greke dhe asaj maqedonase për zgjidhjen e çështjes së emrit të Maqedonisë dhe u theksua rëndësia e përfundimit të fazës finale të dialogut Kosovë-Serbi.

a.s/dita

June 15, 2018 13:49
Komento

1 Koment

  1. Xha Lipja June 15, 15:37

    Nuk e kuptova. Në gjermani presidenti shkoi ti thoshte atyre ç’farë kemi bërë dhe dëshirojmë ne? Kjo edhe mirë ose dakort; por zotërinj të gazetës nuk mora vesh se ç’farë thanë gjermanët për ne!.
    Edhe unë shkruaj kot. Dihet që mediat tona gjithë herët nuk na informojnë për mendimet që kanë të tjerët për ne, por na informojnë ato që u thonë këta tonët atyre.
    Po e quajmë këtë metodë komunikim “lesh e li përshesh me çorbë alla nivel ordiner”. Tung
    Xhaxha Lipja.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*