Meta në Berlin: Reformat, kyçe për investimet e huaja dhe hapjen e negociatave

December 1, 2015 11:00

Meta në Berlin: Reformat, kyçe për investimet e huaja dhe hapjen e negociatave

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta takoi në Berlin deputetin e CDU/CSU, Florian Hahn.

Meta theksoi se reformat e rëndësishme që Shqipëria ka ndërmarrë, dhe veçanërisht reforma në drejtësi, do të krijojnë një klimë më të mirë për investimet e huaja në Shqipëri.

Dy politikanët diskutuan edhe për sfidat e integrimit evropian dhe ato të sigurisë, për krizën e refugjatëve dhe për rolin e Shqipërisë në rajon.

Gjatë qëndrimit në Berlin, kreu i Kuvendit u prit edhe nga Sekretari i Shtetit në Ministrinë Federale të Punës dhe Çështjeve Sociale, Jörg Asmussen, me të cilin diskutuan mbi fushën e arsimit profesional dhe në veçanti mbi mundësitë e punësimit të ligjshëm në Gjermani.

Gjatë takimit me Andrej Hunko, Raporter për Shqipërinë në Këshillin e Evropës, Meta shprehu angazhimin se Shqipëria do të përmbushë të gjitha detyrimet e progres-raportit, me qëllim hapjen e negociatave për anëtarësim në BE gjatë vitit të ardhshëm. /Dita/

December 1, 2015 11:00
Komento

6 Komente

  1. Zheleznov December 1, 12:27

    O te nderuar parlamentare gjerman. Ne shqiptaret e kemi zakon qe ne cdo takim qe kemi me udheheqesin e madh e te paharruar shokun Ilir Meta, shkojme me pantallona pa xhepa. Nuk e di pse i ka mbetur zakon qe i vogel ketij skarparlliut qe kendej te jep doren e me doren tjeter te fut doren ne xhep. Disa thone se e ben per efekte sigurie fizike, por zerat e keqia thone se e ben per te matur gjendjen ekonomike te popullit nese kane para apo jo. Po ju keshillojme dhe ju si miq te shtrenjte qe jemi t’a keni kujdes kete punen e pantallonave. Shtojeni kujdesin sidomos kur eshte i shoqeruar me gruan.

    Reply to this comment
  2. Z/Kallami December 1, 13:44

    Politikan si Meta qe u pelqejne rreformat.
    Shesin buzeqeshje publicitet politike ane e kand botes.
    Per ti zbatue,nuk i zbatojne asnjeri sepse,nese po.Populli do shkonte ne zgjedhje te reja automatikisht.Sepse nuk do ngelte asnji nga keto deputet ne kuvend te gjithe ne burg te korruptuar,perjashto te vetmin COWBOY -sin e Lezhes.

    Reply to this comment
  3. Arben December 1, 18:48

    BURG BURG BURG BURG
    BURG BURG BURG BURG
    BURG BURG BURG BURG
    BURG BURG BURG BURG

    DHE SEKUESTRIM PASURIE

    PER ILIR METEN DHE GJITHE LSI.

    KESHTU RREGULLOHET SHQIPERIA

    Reply to this comment
  4. as December 2, 06:00

    Akoma jashte ky qyqar?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin