Meta takon Bushpepën: Lartësoi muzikën shqipe në skenën e Eurovizionit

May 17, 2018 13:23

Meta takon Bushpepën: Lartësoi muzikën shqipe në skenën e Eurovizionit

Presidenti Ilir Meta ka lënë pas situatën e nxehtë politike dhe është takuar me përfaqësuesin e Shqipërisë në Eurovizion, Eugent Bushpepën

Kreu i shtetit ka postuar dhe një foto të veçantë me këngëtarin e njohur të muzikës rrok ai e ka vlerësuar këngëtarin e talentuar, si një artist që përfaqësoi denjësisht Shqipërinë në festivalin e Europës.

“Falenderova sot me mirënjohje, yllin e rokut dhe muzikës moderne shqiptare, Eugent Bushpepa, për përfaqësimin dinjitoz të Shqipërisë në Eurovision. Me zërin e tij unik dhe falë talentit të papërsëritshëm, Genti lartësoi muzikën dhe gjuhën e mrekullueshme shqipe në skenën europiane, duke na bërë krenar të gjithëve”, tha Ilir Meta.

o.j/dita

May 17, 2018 13:23
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim