Meta takon hebrenjtë e Amerikës: Vendi në krizë, kam kërkuar tri palë zgjedhje në 13 tetor

July 11, 2019 13:14

Meta takon hebrenjtë e Amerikës: Vendi në krizë, kam kërkuar tri palë zgjedhje në 13 tetor

Presidenti Ilir Meta zhvilloi sot një takim me delegacionin e Komitetit Hebreo-Amerikan me qendër në New-York, të kryesuar nga Drejtori i tij Ekzekutiv, zoti David Harris. Meta e njohu delegacionin zyrtar të AJC-së me situatën aktuale në Shqipëri, krizën e rëndë kushtetuese dhe institucionale që ka përfshirë vendin, si dhe me propozimin e tij për zgjidhjen e saj nëpërmjet zhvillimit të tri palë zgjedhjeve më 13 tetor 2019: zgjedhjeve vendore, parlamentare dhe të Presidentit nga populli.

“I vetmi ilaç që shëron vendin nga kjo krizë e thellë përfaqësimi dhe legjitimiteti është vetëm respektimi i votës së lirë dhe direkte të të gjithë qytetarëve shqiptarë, dhe pranimi i verdiktit të tyre final nga të gjithe ne”, u shpreh Kreu i Shtetit.

Meta e siguroi zotin Harris dhe delegacionin që e shoqëronte se miqësia mes shqiptarëve dhe komunitetit hebreo-amerikan do të vazhdojë të forcohet, dhe se bashkëpunimi ekonomik duhet të intesifikohet më tej.

“Miqësia tradicionale e Shqipërisë dhe e kombit hebre është e skalitur në kujtesën tonë kombëtare jo vetëm për rolin fisnik të shqiptarëve në shpëtimin, mbrojtjen dhe strehimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, por dhe për historitë tona të ngjashme si dy popuj që kanë vuajtur përgjatë shekujve të ekzistencës së tyre. Ne vijmë këtu me ndjenjën e mirënjohjes së përhershme për popullin shqiptar, dhe do të jemi përjetësisht së bashku për të përballuar sfidat edhe në të ardhmen. Jemi gjithashtu të gatshëm të ofrojmë mbështjen tonë për të rritur rolin e diasporës shqiptare në SHBA, me qëllim që të ndikojmë për çështjen shqiptare në politikën dhe administratën amerikane”, u shpreh David Harris.

e.t./dita

July 11, 2019 13:14
Komento

9 Komente

  1. Monika hajdute me cizme July 11, 13:39

    Ti more hale nuk le qen rrugesh pa takuar e ber shoqeri,po na flet edhe per 3 pal zgjedhjesh

    Reply to this comment
  2. ELA July 11, 13:57

    Kerko dhe nje zgjedhej ne familje dhe je ok,biles duhet ta besh te paren klush eshte i pari dhe gomari ti apo Monika?

    Reply to this comment
  3. DOKLEATI July 11, 15:12

    Hebreit e SHBA formuan Kosoven. Hebreit E SHBA nuk do mbrojne klyshet e Erdoganit dhe Putinit.

    Reply to this comment
  4. Aleksander Thana July 11, 15:40

    Gangsteri-hajdut me cisme e pa cisme, ne Nju-Jork per te dekoruar vatranet, lsitet, pedeistet, pinjollet e diversanteve etj.
    I ka mbetur pa vizituar, madagaskari, Ceiloni dhe, ne mos gaboj, Mongolia ( prej nga ka trasheguar edhe formen e Kafkes dhe tiparet xhingiskhane.)

    Reply to this comment
  5. Arben July 11, 18:33

    I bene nje “vizite miqesore”, pas deklaratave te ketij

    per sorren.

    Reply to this comment
  6. Konti Sbalta July 11, 19:02

    Filloi Meta ” takimet e lamtumires” me ata qe e ndihmuan te mbijetonte deri me sot Parat qe i kane tepruar po i perdor per te shperblyer “miqt”e tij qe ti japin edhe nji ndihme tjeter per te shpetuar nga “vetingu”

    Reply to this comment
  7. Konti Sbalta July 11, 19:04

    Filloi Meta ” takimet e lamtumires” me ata qe e ndihmuan te mbijetonte deri me sot Parat qe i kane tepruar po i perdor per te shperblyer “miqt”e tij qe ti japin edhe nji ndihme tjeter per te shpetuar nga “vetingu”Nuk paskan fund shetitjet turistike te Metes!

    Reply to this comment
  8. SPAK-u ju pret, shtepia pa qira ju fton July 11, 20:13

    Po ky eshte fare idiot, po s’ka ligj qe presidenti te zgjidhet nga populli, s’ka komision per zgjedhje ne 13 tetor; ky flet pas berihajit. Do bente mire qe te ikte fare e te kerkonte azil ne Hungari. Se atje jepet azil per hajdute e kriminela.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*