Meta takon homologen e Estonisë: Bashkëpunim në të gjitha fushat

October 1, 2019 13:56

Meta takon homologen e Estonisë: Bashkëpunim në të gjitha fushat

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ndodhet për një vizitë zyrtare në Estoni, ku është takuar edhe me homologen e tij Kersti Kaljulaid.

Në një status në “Facebook”, Meta thotë se kanë ndarë vizionin për sfidat e sigurisë europiane, proceset e integrimit euroatlantik dhe intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat me interes reciprok.

“Vlerësova interesin e Presidentes për rajonin tonë dhe mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën. E ftova për të vizituar Shqipërinë, ftesë që e priti me kënaqësi. Forcim të marrëdhënieve mes dy vendeve tona, për një të ardhme të ndritur”, shkruan Meta në “Facebook”.

j.l./ dita

October 1, 2019 13:56
Komento

2 Komente

  1. DinPaku October 1, 16:32

    Ah, mor koketul, c’i bere vehtes! Po pse ore lumemadh, kishe pune te mire si askush tjeter, prisje e percillje ndonje homologe si pun’ e kesaj estonezes, beje ndonje fjalim dhe pershendetje me rastin e dites se te moshuarve, te te verberve, veteraneve partizane apo balliste, diten e veres, te poezise, e te tjera dite te shenuara. Pse pak dite te tilla ka populli yne, qe shyqyr zotit I ka me shumice. C’te duhej ty te merreshe me Kushtetuten, jo e shkele apo s’e shkele, jo po i erdhe verdalle apo i erdhe anash. Beje dhe ndonje euro sic e di vete ti, dhe do ta shtyje mire e bukur. Jo po do kapardiseshe ti, se je shqiptar nga Skrapari ti, dhe do beje trimin e madh dhe vajte dhe e krahasove vehten me Mic Sokolin, Avni Rustemin e Vojo Kushin. Po kush ua var ketyre sot, o kokelope! Nuk zgjodhe as ndonje figure heroike qe jane edhe ne mode sot, si do Zoti, Azem Hajdari apo Mit’hat Frasheri. Po mire keto, por vajte dhe vure bast edhe me Qimin, se do japesh doreheqjen, po qe se Venecia do te deklaronte se, jo qe e kishe shkelur, por edhe sikur ta kishe prekur fare pak ate te flamosur Kushtetute! Tani, rri e prit c’do te te bejne ata koqet e Rilindjes.

    Reply to this comment
  2. Lisi October 1, 20:24

    Ose laje doren me acid ose kepute se ilir muti eshte hajdut me i madhe i gjitha koherave qe ne krijimin e shtetet shqipetar

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*