Meta takon homologen italiane: Përshpejtim të reformave të integrimit

November 25, 2015 12:11

Meta takon homologen italiane: Përshpejtim të reformave të integrimit

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta nisi sot një vizitë zyrtare në Itali me një pritje nga Presidentja e Dhomës së Deputetëve të Republikës italiane, znj. Laura Boldrini.

Kryetari i Kuvendit i cilësoi marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Italisë të shkëlqyera dhe kërkoi të thellohet dhe të konkretizohet më tej partneriteti strategjik mes dy vendeve. Gjatë bisedës, u diskutua edhe për reformat.

“Shqipëria synon përshpejtimin e ritmit të reformave, me fokus të veçantë në reformimin e sistemit të drejtësisë, para hapjes së negociatave për anëtarësim në BE”, theksoi Meta.

Meta dhe znj. Boldrini diskutuan gjithashtu edhe mbi sfidat e fundit të sigurisë që po kalon kontinenti evropian, sfida që lidhen me kërcënimet e terrorizmit, krizën e refugjatëve dhe ndryshimet klimaterike, dhe në këtë kuadër u nda bindja që të intensifikohen përpjekjet ndërparlamentare mes të gjitha vendeve evropiane, në interes të një Evrope më të fortë, më solidare, më sociale dhe larg retorikave populiste.

“Jam shumë i kënaqur që presidentja Boldrini do të vizitojë Shqipërinë dhe do të jetë një vizitë shumë e rëndësishme pas vizitave mjaft të rëndësishme që kemi patur të autoriteteve të tjera më të larta të Italisë. Kjo tregon se të dy parlamentet tona mbështesin fuqimisht marrëdhëniet e partneritet strategjik midis Shqipërisë dhe Italisë”, tha Meta. /Dita/

 

November 25, 2015 12:11
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim