Meta takon Talat Xhaferin: Maqedonia të miratojë ligjin për gjuhën shqipe

November 20, 2017 17:23

Meta takon Talat Xhaferin: Maqedonia të miratojë ligjin për gjuhën shqipe

Presidenti Ilir Meta, në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Maqedonisë, u takua sot edhe me Kryetarin e Asamblesë, Talat Xhaferi.

Presidenti Meta e uroi edhe njëherë Xhaferin për marrjen e detyrës së Kryetarit të Asamblesë dhe theksoi se ndjehet krenar që për herë të parë një përfaqësues i spikatur i shqiptarëve të Maqedonisë është në krye të Parlamentit, si dhe nënvizoi se kjo është edhe një përgjegjësi e madhe.

Presidenti Meta inkurajoi Kryeparlamentarin Xhaferi për të qenë më kontribues për bashkëjetesën politike dhe ndër-etnike në Maqedoni.

Të dy bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim se faktori shqiptar në Maqedoni është një faktor shumë i rëndësishëm stabiliteti dhe i orientuar qartë nga BE dhe NATO. Në këtë kuadër, Presideti Meta shprehu besimin se shumë shpejt Parlamenti i Maqedonisë do të miratojë edhe ligjin mbi përdorimin e gjuhës shqipe.

Në mënyrë të veçantë Presidenti Meta vlerësoi momentin e rëndësishëm, ku ndodhet Maqedonina dhe rishprehu mbështetjen e plotë të Shqipërisë për anëtarësimin e saj në NATO.

November 20, 2017 17:23
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*