Meta takon Thaçin në Durrës: Me rëndësi vazhdimi i dialogut

September 9, 2018 15:42

Meta takon Thaçin në Durrës: Me rëndësi vazhdimi i dialogut

Presidenti i Republikës Ilir Meta është takuar ditën e sotme me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin në Durrës.

Në qendër të bisedës mes dy presidentëve ka qenë rritja e bashkëpunimit mes dy vendeve, por pa dyshim edhe debati i fundit për rishikimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Kreu i shtetit shqiptar përmes një postimi në Facebook thotë se me rëndësi është vazhdimi i dialogut për normalizimin përfundimtar të marrëdhënieve Kosovë – Serbi që do të garantojë jo vetëm njohje reciproke midis dy vendeve, por edhe të ardhmen e tyre në BE.

Kënaqësi të takohesha sot në Durrës për një drekë pune me Presidentin e Republikës së Kosovës, z.Hashim Thaçi. Rritja e mëtejshme e shkëmbimeve të gjithanshme midis dy vendeve është një prioritet i përbashkët. Forcimi i stabilitetit rajonal dhe perspektivës europiane të rajonit është qëllim i përbashkët.

Ndaj është me rëndësi vazhdimi i dialogut për normalizimin përfundimtar të marrëdhënieve Kosovë – Serbi që do të garantojë jo vetëm njohje reciproke midis dy vendeve si edhe të ardhmen e tyre në BE por dhe një bashkëjetesë të përhershme midis shqiptarëve e serbëve në interes të gjeneratave të ardhshme”, shkruan Meta.

l.h/dita

September 9, 2018 15:42
Komento

3 Komente

  1. Nuk kishte ndonji Pordhe ai fotoreporteri per kta dy nastradina September 9, 16:02

    Politikanet e hajnise
    bajn politiken e vendit nen hijen e fikut !

    Si eshte ajo shprehja e qytetarit mbi kte rrace :

    Katunar o kokshkambgur qytetare ti s’bohesh kurr !

    Dialoge me Nenshtrimin

    Reply to this comment
  2. Dardan September 9, 17:42

    Nuk do te jete ndonje habi qe Ilir Meta te drekoje ne Beograd edhe me Aleksander Milloshevicin per te kujtuar peshqit qe ka ngrene me Sali Berishovicin…

    Reply to this comment
  3. Arben September 9, 20:25

    Te.vila.gjrilalezit

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*