Meta: Të fitojmë besimin e ndërkombëtarëve me zgjedhje të sukseshme

Redaksia Online February 8, 2013 13:05

Meta: Të fitojmë besimin e ndërkombëtarëve me zgjedhje të sukseshme

LSI mblodhi sot Komitetin Drejtues Kombëtar, për të diskutuar rreth zgjedhjeve të 23 qershorit. Në krye të fjalës së tij, kryetari Meta tha se zgjedhjet mebten një test për integrimin dhe sit ë tilla përbëjnë një moment me rëndësi politike dhe kombëtare.

“Vendi në 23 qershor do shkojë drejt zgjedhjeve është një moment i rëndësishëm politik dhe kombëtar. Duhet të shkojmë me një demokraci të konsoliduar, pasi zgjedhjet mbeten test edhe për integrimin. Është tepër me rëndësi pjesa e administrimit zgjedhor, t’i përmbahemi ligjit dhe të arrijmë standardet në zgjedhje. Në këtë rast ftojmë forcat e tjera të mos paragjykojnë zgjedhjet”, tha Meta.

Ai u shpreh optimist për fitoren e LSI-së në zgjedhje, madje shtoi që kjo forcë është e inetersuar të shohë një Shqipëri që përcjell shpresë dhe besim edhe te ndërkombëtarët.
“Jam i bindur që 23 qershori do jetë një ditë plot sukses për LSI, për këtë jam i sigurt. Më shumë më preokupon që 23 qershori të jetë një sukses për të gjithë vendin, kjo s’do të thotë më shumë vota për LSI, pasi askush nuk mund të vërë dorë mbi votat e LSI. Por duam që Shqipëria të jetë vend më i qetë, më i stabilizuar që sjell shpresë e besim jo vetëm tek qytetarët, por edhe tek ndërkombëtarët”, tha ai.

Redaksia Online February 8, 2013 13:05
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*