Meta, thirrje qytetarëve: Bashkëpunoni me forcat e ushtrisë e policisë

December 1, 2017 15:24

Meta, thirrje qytetarëve: Bashkëpunoni me forcat e ushtrisë e policisë

 

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në rrjetin e tij social Facebook për gjendjen alarmante në të cilën ndodhet Shqipëria.

Në këtë situatë emergjente Meta ka shprehur solidaritet të plotë për të gjitha familjet në vështirësi.

Presidenti i ka kërkuar të banorëve që të bashkëpunojnë me forcat e ushtrisë, policisë dhe Emergjencave Civile që janë në terren.

Ilir Meta: “Të dashur qytetarë, në këtë situatë emergjente të reshjeve, të cilat nuk kanë të ndalur prej ditës së djeshme, jam me çdo familje në vështirësi, duke iu shprehur solidaritet të plotë.

Dua t’i ftoj të gjithë të bashkëpunojnë me forcat e ushtrisë, policisë dhe Emergjencave Civile që janë në terren, duke i falenderuar dhe inkurajuar që të vazhdojnë të jenë pranë qytetarëve për të kaluar këtë situatë dhe parandaluar përshkallëzimin e saj.

Falenderoj mediat për informimin, lehtësimin e komunikimit dhe bashkëpunimin me qytetarët dhe autoritetet.”

December 1, 2017 15:24
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim