Meta: Transparenca është një domosdoshmëri për qeveritë

December 3, 2015 16:11

Meta: Transparenca është një domosdoshmëri për qeveritë

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta mori pjesë në takimin e Sekretarëve të Përgjithshëm të parlamenteve të Ballkanit Perëndimor. Në fjalën e mbajtur gjatë aktivitetit të organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë dhe Prezenca e OSBE-së në Tiranë, Meta tha se e konsideron këtë takim si një mundësi mjaft të mirë të thellimit të mëtejshëm të bashkëpunimit parlamentar në nivel rajonal.

Kryetari i Kuvendit theksoi se transparenca nuk është vetëm një parim themelor mbi të cilën duhet të ushtrojnë veprimtarinë e tyre institucionet shtetërore në tërësi, por është një domosdoshmëri, që i siguron publikut një mënyrë për t’u përfshirë në proceset e vendimmarrjes.

“Transparenca nuk është vetëm një parim themelor, mbi të cilën duhet të ushtrojnë veprimtarinë e tyre institucionet shtetërore në tërësi, por mbi të gjitha është një domosdoshmëri, e cila u mundëson qytetarëve të informohen, të monitorojnë, madje të kontrollojnë veprimtarinë dhe punën e institucioneve, duke i siguruar publikut një mënyrë për t’u përfshirë në proceset e vendimmarrjes”, u shpreh Meta.

Në këtë kontekst, Kryetari i Kuvendit përgëzoi dhe vlerësoi OSBE-në për asistencën e saj në vazhdimësi për institucionet e shtetit shqiptar dhe shoqërinë civile në vend, në krijimin dhe në promovimin e kulturës së transparencës ndaj publikut, si një ndër vlerat më të larta dhe parimet ndërvepruese të një shoqërie evropiane e demokratike.

“Mbështetur në këtë parim, pjesëmarrja e publikut në vendimmarrjen e Kuvendit, fuqizimi i përfshirjes së tij, në procesin e kontrollit të zbatimit të legjislacionit dhe sidomos në procesin ligjvënës, është qëllimi parësor për punën e Kuvendit, me bindjen se kjo krijon dhe rrit besimin e publikut tek institucioni i Kuvendit si institucion përfaqësues dhe tek deputetët në veçanti”, nënvizoi Meta. /Dita/

December 3, 2015 16:11
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

mersin escort mersin bayan escort konya escort eskişehir escort

Njoftim

Njoftim