Meta pritet nga Presidenti i Këshillit të Shteteve të Parlamentit të Zvicrës

March 18, 2015 16:02

Meta pritet nga Presidenti i Këshillit të Shteteve të Parlamentit të Zvicrës

Në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Zvicër, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta u prit sot në Bernë nga Presidenti i Këshillit të Shteteve, Dhoma e Lartë e Parlamentit të Zvicrës Claude Heche. Kryetari i Kuvendit shoqërohej prej Fatmir Toçit, Kryetar i Grupit të Miqësisë Shqipëri-Zvicër, Fatmir Xhafaj, Kryetar i Komisionit të Ligjeve, znj. Albana Shtylla Sekretare e Përgjithshme e Kuvendit dhe Ambasadori i Shqipërisë në Zvicër, Ilir Gjoni.

Meta shprehu mirënjohjen për mikpritjen e ngrohtë zvicerane dhe për mbështetjen gjithnjë në rritje të Zvicrës ndaj Shqipërisë dhe rajonit përmes asistencës zyrtare shtetërore dhe përmes investitorëve të ndryshëm që janë prezentë në vendin tonë. Në këtë drejtim z. Meta bëri një vlerësim të veçantë për projektet e Bashkëpunimit Zviceran 2014-2017 duke e konsideruar Zvicrën jo thjesht si një vend mik, por edhe si një partner shumë të rëndësishëm në zhvillimin e Shqipërisë.

Meta dhe Heche ndanë bindjen se niveli shumë i mirë i marrëdhënieve ndërpalamentare duhet ngritur në një nivel edhe më dinamik përmes Grupeve të Miqësisë dhe bashkëpunimit mes komisioneve të ndryshme parlamentare duke rritur kështu edhe cilësinë e bashkëpunimit politik mes dy vendeve.

Në këtë drejtim Meta u shpreh se bashkëpunimi parlamentar duhet t’i shërbejë projekteve konkrete në fusha prioritare si energjia, bujqësia, turizmi, shëndetësia dhe arsimi ku Shqipëria mund të përfitojë shumë prej eksperiencës së gjerë e të suksesshme zvicerane. Në këtë drejtim u diskutua gjithashtu mbi rritjen e shkëmbimit të eksperiencës në drejtim të funksionimit të pushtetit lokal, decentralizimit dhe pjesëmarrjes së shoqërisë civile dhe grupeve të interesit në vendimmarrje.

Kryetari i Kuvendit Meta dhe Presidenti i Këshillit të Shteteve, Heche biseduan gjithashtu edhe mbi zhvillimet në rajon ku u vlerësua kontributi i çmuar i Shqipërisë në shërbim të paqes e stabilitetit në rajon si dhe mbështetja e Zvicrës në zhvillimin ekonomik e institucional të Kosovës.

3

4 5

7

March 18, 2015 16:02
Komento

3 Komente

  1. Zogu March 18, 22:56

    Ky tipi qe mbahet tek hekurat ka dale me leje nga burgu ?

    Reply to this comment
  2. antienveri March 18, 23:09

    Mbretin e rryshfetit dhe te korrupsionit ne Shqypni Like Floriri, Bota Demokratike e ka harruar prej kohe dhe nuk po kujtohet qe ta ftoje kush, prandaj edhe keto lajme per vizita “famoze” ne Zvicren e pasur dhe pragmatike nuk i mbushin mendjen ASKUJT aq me shume ne Shqypni dhe ngjasojne me teper si nje pjese komedie shekspiriane e luajtur nga Teatri Yne Kombetar.

    Reply to this comment
  3. lol March 19, 04:42

    Paska shkuar me pa konton e tij ?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*