Meta: S’ka shans Rilindja të më shkarkojë!

June 17, 2017 11:32

Meta: S’ka shans Rilindja të më shkarkojë!

Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka shprehur shqetësimin për deklaratën e kryeministrit Edi Rama dhe thirrjen ndaj Policisë, duke e quajtur të paligjshme dhe të papërgjegjshme. Meta e ka nisur deklaratën pas seancës së jashtëzakonshme me një urim për deputeten e PD-së Jorida Tabaku.

“Uroj zonjë Tabaku dhe një ogur i mirë dhe patjetër që reforma do të vazhdojë të ecë përpara. Dua të shpreh shqetësimin e thellë për deklaratën tërësisht jo vetëm të paligjshme por dhe të papërgjegjshme të kryeministrit Rama drejtuar Policisë së Shtetit”, tha Meta.

Ai gjithashtu dënoi heshtjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Haki Çako në lidhje me deklaratat e kryeministrit, por tha se ishte pritshme.

“Dënoj heshtjen e Drejtorit të Policisë së Shtetit që nuk më habit aspak. Është deklaratë për përdorimin e hapur të policisë në zgjedhje. E kam thënë edhe më parë që segmente të policisë që shërbejnë për nxitjen e kanabisit kanë marrë përsipër të cenojnë zgjedhjet”, deklaroi Meta.

Nderkohe pas ‘bombës’ së kreut të grupit të PS-së Gramoz Ruçit se Ilir Meta do të shkarkohej nga detyra e kreut të Shtetit, nëse nuk dekretonte zgjedhjet, vjen dhe përgjigja e presidentit.

Meta pohoi se Rilindja nuk ka asnjë shans që të shkarkojë atë nga detyra.

“Ska shans Rilindja të shkarkojë Ilir Metën. Janë shqiptarët që do të shkarkojnë Ramën. T’i bësh thirrje policave që hiqni kapet, është fund i shtetit”, tha Meta.

Meta nënvizoi faktin se nuk ka deklaruar që nuk do të dekretojë qeverinë, por rastin e votave të vjedhura.

“S’kam thënë që s’do dekretojë. Se Shqipëria do ketë qeveri në çdo rast. Kam thënë se s’do dekretojë nga votat e vjedhura. Nuk është shantazh. Por a është kushtetuese që të cënosh vjedhjet? A është e drejtë që të bëjë kryeministri thirrje policisë që të heqësh dorë nga kapelja. Është e njëjte si ajo e nënë Feridesë, e cila u burgon vetëm për të dhënë shembullin e kanabisit”.

 

June 17, 2017 11:32
Komento

4 Komente

  1. devi June 17, 12:11

    Po fishek ne rruge, mos te genjeje mendja se e ke mbush (derdh) kupen. Bile ne burg e ke vendin me ato qe ke bere.

    Reply to this comment
  2. sk June 17, 12:38

    Nje theni e vjeter:
    “Borxh pa lare e hak pa marre nuk mbetet”
    Dhe jeta e ka vertetuar ne shume raste te njohura, te denuar e dhe pas.. 30.. vjet edhe pas ikjes nga kjo bote.
    Ndaj e leshojne fjalen e urte:
    “Mos shkel ligjin e as moralin e vendit”.

    Reply to this comment
  3. Arber June 17, 12:59

    Edhe ne i mbajm premtimet ,Nuk duam te kemi per komandant nje hajdute,Nuk ma perfaqson..te kthehet te dhite e skraparit.pike

    Reply to this comment
  4. perkthyesi June 17, 13:29

    Pse, ende nuk e ka kuptuar ky kopuk politik, se nuk do ta gezoje fare ate post? Koketul hesapi!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*