Meta uron ministrin e ri italian: Mbështetës i fortë i Shqipërisë europiane

September 11, 2019 13:30

Meta uron ministrin e ri italian: Mbështetës i fortë i Shqipërisë europiane

Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një mesazh urimi ministrit për Europën në qeverinë e re të Italisë Vincenzo Amendola.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, kreu i shtetit shqiptar tha se zoti Amendola është një mik i shkëlqyer i Shqipërisë dhe mbështetës i fortë i së ardhmes tonë europiane.

“Pata kënaqësinë të uroja sot një mik të vjetër prej 25 vitesh @amendolaenzo i cili sapo është betuar si #ministër për #Europën në qeverinë e re të Italisë. @amendolaenzo një mik i shkëlqyer i Shqipërisë dhe mbështetës i fortë i së ardhmes tonë europiane.🇦🇱🤝🇮🇹”, shkruan Meta në Twitter.

o.j/dita

September 11, 2019 13:30
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*