Meta uron Pashkët dhe kërkon më shumë vëmendje ndaj shtresave në nevojë

April 1, 2018 09:31

Meta uron Pashkët dhe kërkon më shumë vëmendje ndaj shtresave në nevojë

 

Presidenti Ilir Meta ka uruar të gjithë besimtarët katolikë për Festën e Pashkëve.

Kreu i Shtetit theksoi se “kjo ditë e bekuar e Ringjalljes na kujton se e mira nuk do të shuhet” dhe bëri thirrje “për më shumë vëmendje dhe solidaritet ndaj shtresave në nevojë”.

Mesazhi i plotë i urimit të Presidentit Ilir Meta:

“Në këtë ditë të shenjtë, dua t’ju uroj besimtarëve katolikë dhe ungjillorë dhe të gjithë shqiptarëve, Gëzuar dhe për shumë vjet Pashkët!

Mbarësia, paqja, begatia dhe lumturia mbizotëroftë tek ne dhe familjet tona!

Kjo Ditë e Bekuar e Ringjalljes, na kujton se e mira nuk do të shuhet, por do të jetë gjithnjë ngadhënjyese ndaj së keqes dhe drita do të triumfojë kurdoherë mbi errësirën.

Kjo festë na mbush të gjithëve me frymëzim për ripërtëritjen e besimit, shpresës, optimizmit, vlerësimit të sakrificës dhe përpjekjeve për një të nesërme më të mirë, duke punuar së bashku për këtë qëllim.

Le të reflektojmë të gjithë për më shumë vëmendje dhe solidaritet, ndaj shtresave më në nevojë të shoqërisë sonë.

Sot kemi nevojë të ruajmë e forcojmë më shumë vlerat dhe virtytet tona, jo vetëm në besimin e palëkundur në Zot, por edhe tek dashuria më e madhe për njëri-tjetrin.

Shqiptarët ngahera kanë gjetur aftësinë, forcën dhe kurajon për të jetuar e punuar në harmoni e mirëkuptim për një të ardhme më të sigurt dhe të lumtur të popullit tonë.”

a.s/dita

April 1, 2018 09:31
Komento

5 Komente

  1. befana April 1, 09:51

    Hipokrizi

    Reply to this comment
  2. Mbylle halene funderine islamute ,mos e ndy emrin e Pashkeve me gojen tate te qelbet April 1, 09:58

    dje i vuri zjarrin Shqiperise

    ky antishqiptare qe idioti i dhuroj karrigen e presidences ,

    ky Terrorist islamik ,

    e sot tipike e rraces intrigantit tinzarit mysliman
    qe vret naten e qan diten viktimen e vet ,

    del e gjasme uron Shqiptaret !!!
    Asnji i krishtere nuk do urimin e ktij
    gjapri qe bandave antoshqiptare qe mbajne Peng
    Shqiperine
    per 28-vjet ,duke e vrare shqiptaron ,vjedhur e shkretuar Shtetin nga gjithcka dhe i sherbyer antishqiptareve ..

    Hik mor funderine ne turqi ose arabi
    atje gjen mentalitetin e djallit Islam
    kanceri kombit Shqiptare .

    Ke kujton se po mashtron ky kerm e ndyre

    Reply to this comment
  3. Kanina April 1, 09:59

    Ky hajdut eshte turpi yne, nuk e kuptoj se si Rama e lejoi te behej president…

    Reply to this comment
  4. Mallkimi i popullit April 1, 10:42

    Fillun hajdutet e shqiptarve me uru popullin e shkrete ikni o ndyrsira hajdut se nuk pranon populli urime nga ty dhe te tjer si puna jote

    Reply to this comment
  5. 3 milion koke palaret April 1, 12:09

    kush do te jete ai shqipetar qe do kete fatin si prokuror e gjyqtar ta kalbi ne burg kete kafshe bageti me emrin like flori??????????

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*