Meta, vizitë Fakultetit Gjeologjik: Të promovojmë Shqipërinë!

April 16, 2018 11:49

Meta, vizitë Fakultetit Gjeologjik: Të promovojmë Shqipërinë!

Presidenti Ilir Meta gjatë vizitës së tij në fakultetin e Gjeologjisë dhe i Minierave të Universitetit Politeknik të Tiranës, në kuadër të “Javës Botërore të Inovacionit dhe Krijmtarisë” është shprehur se promovimi i Shqipërisë duhet të mbështetet në fuqizimin dhe rritjen e potencialit të gjeo-turizimit.

Duke folur para studentëve, Meta tha se duhet pasuruar më tej tradita dhe trashëgimia elitare e brezave të inxhinierëve të zotë.

 “Ju inkurajoj për të qenë ekselentë, integrimi më i mirë i vendit nëpërmjet arsimit. Fakulteti i Gjeologji Minierave, në “ajkën” e arsimit të lartë dhe punës kërkimore në Shqipëri. Duhet të vlerësojmë dhe pasurojmë më tej traditën dhe trashëgiminë elitare të brezave të inxhinierëve të zotë “, është shprehur Meta.

Ai ka vijuar së thënuri se Shqipëria është një vend i bekuar nga Zoti, pikërisht për burimet e saj nëntokësore dhe natyrore.

“Kjo pasuri, të shfrytëzohet me racionalitet, në funksion të zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm, pasi Shqipëria ka nevojë për një politikë vizionare dhe zhvillimore”, ka shtuar Meta.

Sipas presidentit të vendit, prioritet ngelet ruajtja e mjedisit dhe e Gjeo-monumenteve si: Parqet, Zonat e mbrojtura, burimet termale, lumenjtë, liqenet, etj.

s.a/dita

 

 

April 16, 2018 11:49
Komento

2 Komente

  1. perkthyesi April 16, 12:22

    Me vjen mire zoti Meta qe e hodhet kete here veshtrimin te ky fakultet, i cili ka nxjerre nga gjiri i tij specialiste te mrekullueshem dhe tej mase te pergatitur, dhe mbi te gjitha, te vleresuar dhe promovuar nga specialiste te huaj, si nder me te shquarit e pergatitur nga shkolla shqiptare!

    Reply to this comment
  2. Mihallaq Qilleri April 16, 14:57

    Me vjen keq zoti Meta që shkencën e Gjeologjisë, më të bukurën ndër të gjitha shkencat, me përjashtim të astronomisë, mund ta përmbledhësh në gjeo-monumentet: Ato janë vetëm një sekondë gjeomorfologjike në fantazinë dhe shkencën e madhe të vlerave të Gjeologjisë. Prandaj ju e katandisët të ardhmen absolute të Shqipërisë në..:materiale ndërtimi”. Nëse nuk ka ndonjë nxitim të shtypit në fjalët tuaja, kjo do të ishte më e keqe sesa kur Enver Hoxha jepte leksione gjeologjie.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*