Meta, vizitë treditore në Beograd

December 14, 2015 17:12

Meta, vizitë treditore në Beograd

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, do të vizitojë Serbinë nga data 21 deri me 23 dhjetorë, një vizitë që do të jetë edhe si kthim i vizitës së mëhershme të kryeparlamentares serbe, Maja Gojkoviç, e cila qëndroi në prill në Tiranë.

Meta, gjatë kësaj vizite do të takohet më të gjithë krerët e shtetit të Serbisë, Presidentin Tomislav Nikoliç, po ashtu do të takohet edhe me Kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiç dhe homologen e tij në Beograd.

Kjo vizitë pritet të ketë qëllimin e bisedave për përmirësimin e marrëdhënieve në mes të Shqipërisë dhe të Serbisë, në mënyrë që të vazhdohen aktivitetet që janë nisur vitin e kaluar, raporton TCH.

Kjo do të jetë hera e tretë që Meta viziton Beogradin, pas vizitës së parë si ministër i Jashtëm, por edhe asaj si kryetar partie i ftuar nga presidenti i atëhershëm i Serbisë, Boris Tadiç.

December 14, 2015 17:12
Komento

11 Komente

  1. Tarrasi December 14, 17:29

    Po shitet dhe Meta tek njerzit qe blejne krere te politikes Shqiptare me shumice.

    Ashtu sic u shit klani Berisha me kuintale vite me pare.

    Reply to this comment
    • Barboon December 14, 17:54

      ky ka ken i shitur me kohe te serbi..eshte udheheqesi me i dashur per serbet dhe ky per serbet…
      – edhe nenen e shet ai , jo me Shqiperine….e ka ne gjak suniti ta shese Shqiperine…

      Reply to this comment
  2. m December 14, 17:48

    Kush eshte fotografi i juaj , zoti Meta ?

    Reply to this comment
  3. Bato Mokra December 14, 18:08

    @Tarrasi amator, diletant. Thellohu. C’kujton se shitjet ne politike sot behen diten per diell, mos pandeh se jane merkato futbolli, aq e kaq nje futbollist?!. Vizita e Metes tregon se dalengadale BE po ia ngushton lakun Serbise per njohjen e Kosoves. Tarras, mos kujton se jane te lehta zgjidhjet e dy problemeve madhore qe kane kaperthyer aktualisht politiken ne Kosove? Thellohu! Te shiturin te serbi e ke ne parlament, ne radhen e trete perkrah dizinjatores, qe po ben cmos kushedi per te saten here te destabilizoje Shqiperine. Kosova po ne ate gjendje eshte. E vetmja gje, i vetmi “perfitim”, qe mund te mendohet nga kjo vizite e Metes ne sensin e mesiperm eshte, qe t’i kerkoje pales serbe, qe ta qetesoje pak perbindshin Salih ISIS Berishen dhe t’ia beje te qarte se ne demokraci nuk merret pushteti me drita te ndezura, kur je rrezuar ne dy pale zgjedhje te njepasnjeshme politike e lokale dhe ta uzurposh me metoda hitleriane e musoliniane. Dhe kur? Ne 25-vjetorin e permbysjes se sitemit monist?! Jam shtrenguar qe ta “prish” televizorin ne shtepi vetem e vetem per te mos degjuar, sic thone verioret “robte” e shtepise ulerimat kafsherore te ISIS-istet Sali Berisha. Keshtu qe thellohu. Tani kushedi se kur shihemi se me duhet te dal per te mbledhe kanoce per te siguruar diten e punes, buken e kalamaneve e ti, ndoshta, i ke te garantuara, pak a shume si pasuria e ambasadoreve tane neper bote, qe pashe sot te “Shekulli”. Mund te monogolosh me veten, ose te dialogosh me te ngeshmit. Prape te sugjeroj: thellohu! Jo se kam ndonje simpati per udhetarin e Beogradit, por te vertat duhen pare ne sy, ose te dish te lexosh ne mes te rreshtave.

    Reply to this comment
    • Tarrasi December 14, 18:57

      E kushe eshte diletanti ketu qe e ben plak ngordhalaq perbindesh po te donte Meta ky perbindesi i jot zhdukej nga faqja dheut bashke me kucedrat e vogla pjella te tij.

      Por fatkeqesishtshkaterrimi I sqiperise vazhdon edhe pse ne menyra te sofistikuara… njerzit kane marre cfare rruge ti behet mbare… edhe mbreti zog donte te bente me te miren per Shqiperine prandaj i fali toka serbise …

      O can kenaqe…. shume mire qe po ndodh ajo qe po ndodh ne Kosove derisa te kete laro serbe e shkaterrim te vendit qeveria e kosoves duhet ndaluar nga shkaterrimi qe po I ben kosoves e kosovareve….

      Dhe boll na trembe me perralla me gogole… ne qofte se nje sali (I ri apo I vjeter) do hapi plage te vjetra do haje koken e vet dhe te saliut te vjeter…

      Reply to this comment
    • Barboon December 14, 22:01

      te paska zene virusi META o derezi…kanceri LSI eshte si puna e SALIUT qe nuk zbret nga kali….

      Reply to this comment
  4. e viva censura e LySI-t December 14, 18:55

    filluat traditen ju mesjetaret e medias ,
    te fshini komentet

    Reply to this comment
  5. Arben December 14, 19:33

    BURG BURG BURG BURG BURG
    BURG BURG BURG BURG BURG
    BURG BURG BURG BURG BURG
    BURG BURG BURG BURG BURG

    DHE SEKUESTRIM PASURIE

    PER ILIR METEN DHE GJITHE LSI.

    Reply to this comment
  6. Shqipe December 15, 01:45

    @ Bato Mokra
    Jam plotesishte dakord me Ty. No more comments. Te pershendes
    Kosova eshte Shqiperi.

    Reply to this comment
  7. as December 15, 07:27

    Ka dhe nje praktike ketu.
    Ndaj mos flisni kunder LSI, qe te mos fshihet komenti. Sepsi shumeve ligesija, paraja, u eshte future ne palce.

    Reply to this comment
  8. as December 15, 07:28

    Pershendetje,
    per here te pare po e shkruaj.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*