Meta–Isler: Turqia e Shqipëria do të ndihmojnë dhe rajonin

April 19, 2014 11:08

Meta–Isler: Turqia e Shqipëria do të ndihmojnë dhe rajonin

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, ka pritur sot në vendin tonë zëvendëskryeministrin e Turqisë Emrullah Isler, i cili shoqërohej nga një delegacion deputetësh të Parlamentit të Republikës së Turqisë.

Zyra e shtypit të Kuvendit bëri me dije se Meta ka shpreh kënaqësinë për krijimin e Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Turqi në Kuvendin e Shqipërisë.

Meta ka vlerësuar se miqësia e dy Parlamenteve do t’i shërbejë forcimit të shkëmbimeve ndër-parlamentare, ekonomike e kulturore mes dy vendeve

Me tej theksohet se zëvendëskryeministri i Turqisë Emrullah Isler u shpreh se Turqia i kushton vëmendje të veçantë forcimit të marrëdhënieve me Shqipërinë si në planin dypalësh ashtu edhe në planin ndërkombëtar. Isler nënvizoi se bashkëpunimi i ngushtë mes Turqisë dhe Shqipërisë është një kontribut për stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik të të gjithë rajonit.

Në përfundim të takimit Meta dhe Isler ndanë bindjen e përbashkët se projektet ekonomike dhe investimet e nisura si dhe ato të pritshme turke në Shqipëri, do të promovojnë zhvillimin ekonomik dhe rritjen e punësimit në Shqipëri dhe në të gjithë rajonin.

April 19, 2014 11:08
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*