Meteorologia Porja: Orë të vështira në vijim, ja zonat problematike pas mesnate

November 30, 2017 19:36

Meteorologia Porja: Orë të vështira në vijim, ja zonat problematike pas mesnate

Në mesnatë dhe deri nesër në orën 4-5 të pasdites Jugu do të jetë problematik dhe kryesisht qyteti i Fierit do të marrë sasinë më të madhe të reshjeve.

Kështu tha meteorologia e Meteoalb Lajda Porja në një lidhje telefonike me News24.

“Deri në këto momente ka qenë dhe mbetet problematike zona Veriore deri në mesnatë, reshjet do qendrojnë në Qendër dhe në Jug nga mesnata deri në mëngjesin e të premtes.

Jugu mbetet me reshje me intensitet më të lartë deri në orët e pasdites të së premtes. Të premten në mesnate ulet intensiteti i reshjeve.

Deri ne keto momente zonat problematike me reshje jane Puka, Peshkopia, Shkodra, Tirana. Ndërkohë zona e Jugut, Fieri, Berati, Korca e Vlora, Saranda e Gjirokastër.

Presim që sasinë më të madhe të reshjeve ta marrin në mesnatë dhe paraditen e nesërme Gjirokastër, Përmet, Tepelenë parashikohet të marrë sasinë më të madhe të reshjeve në orët në vijim.

Deri në këto momente Veriu mbetet me reshje të nivelit mesatar dhe te larte. Deri në 4 të mëngjesit te se premtes Qendra do jetë problematike.

Nga ora 1 e natës deri në mesdite do kemi reshje me intensitet mesatar dhe të lartë në zonën Jugore”, u shpreh Porja.

November 30, 2017 19:36
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*