Metoda sekrete e ushtrisë që të vë në gjumë për 2 minuta

September 2, 2018 22:44

Metoda sekrete e ushtrisë që të vë në gjumë për 2 minuta

 

Ushtria amerikane përdor një metodë që të vendos në gjumë për dy minuta. Këtë metodë e aplikon për ushtarët që kanë probleme me gjumin.

Ky “sekret” është publikuar në një libër të titulluar “Relax and Win: Championship Performance”.

Lexuesit kanë mundësinë që të marrin këshilla se si të rregullojnë problemet që kanë me gjumin. Metoda që përdor ushtria ka një normë suksesi prej 96% pas 6 javë praktike. Dhe kjo realizohet përmes dy proceseve të ndryshme.

E para, duhet të qetësoni mendjen tuaj dhe të mos mendoni asgjë. Që kjo të arrihet duhet rreth 1 minutë e gjysmë. Ky minutazh nuk përfshihet në 2 minutat e vendosjes në gjumë.

Procesi i dytë përfshin 4 pika.

1-Qetësoni muskujt e fytyrës, duke përfshirë gjuhën, nofullën dhe muskujt përreth syve.

2-Shtendosni supet, ulini poshtë dhe pastaj rrotullohuni sa nga ana e majtë dhe pastaj djathtas.

3-Qetësoni gjoksin, nxirrni frymën.

4-Relaksoni këmbët, fillimisht pjesën e kofshëve.

Më pas, mendoni një nga këto tre iluzione:

1-Sikur jeni të shtrirë në një kanoe mbi liqen dhe s’ka asgjë tjetër veçse qiellit blu mbi ju.

2-Sikur po qëndroni shtrirë në një krevat ngjyrë kafe në një dhomë katrore.

3-Ose për 10 sekonda mund të përsërisni me vete “mos mendo”, “mos mendo”, “mos mendo”.

Kjo metodë do të fillojë të funksionojnë pas 6 javësh praktikë.

l.h/ dita

September 2, 2018 22:44
Komento

4 Komente

  1. gjermani i fundit September 2, 23:55

    metoda e nastradinit eshte me e shpejte. Po te duash te flesh shtrihu dhe mendo sikur je duke marre kestet e persekutimit. Brenda minutit te ze gjumi. Po te duash te mos flesh tere naten prape fiton metoda e nastradinit. Hap kompjuterin dhe bej sherr me tere boten per Luften e Dyte boterore, pastaj per te Paren, per lufterat otomane e keshtu me rradhe.

    Reply to this comment
  2. gjermani i fundit September 3, 11:05

    ne oren 6 me te gjermanit, ne 7 me te grekut, ne 12 me te amerikanit.Celula po te pret me padurim ne takim. Ne jemi me gazeten Paloma ne dore tek Skenderbeu, ti hajde me shishen e kosit bosh. Parulla eshte Bora ne male, kundraparulla Preshi ne fushe. Jemi ne ilegalitet apo jo? Po merr leje tek shefi i Shqepit, se ngelet turni bosh.

    Reply to this comment
  3. Komunist i Penduar Thellë September 3, 16:11

    Epo mire qe kundraparrulla qeka Preshi ne Fushe dhe jo Preshi ne Bithe, apo ashtu e keni ne te vertete, po keshtu e thoni qe te mos ju largohen antaret e rinj. Nejse une nuk vi po nuk u sigurova qe ju nuk ia vini njeri tjetrit. Gjithsesi sa her te kem mundesi do te te pyes, ti me thuaj vetem oren, per te tjerat s’ka problem.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*