Metodat mizore mbi kafshët e egra që të performojnë për argëtimin tonë!

March 5, 2018 11:37

Metodat mizore mbi kafshët e egra që të performojnë për argëtimin tonë!

Pak nga dashuria,pak nga kurioziteti që mund ti shihni kafshët e egra shumë afër ju shtyn të blini një biletë për në cirk dhe të argëtoheni.

Por pas asaj fasade në dukje argëtuese,përdoren disa metoda mizore për ti trajnuar kafshët e egra të performojnë.

1.Bullhooks

Kjo është një vegël që përdoret për kontrolluar dhe dënuar elefantët.Jua vendosin në zona sensitive kryesisht pas veshëve ose në kyçe,duke ju dhënë një dhimbje shumë të madhe.Elefantët që përdoren në cirk ose për shëtitje në vendet tropikale janë mësuar në moshë të hershme ti frikësohen kësaj vegle dhe kështu detyrohen të performojnë çdo gjë që u kërkohet.

2.Whips

Edhe kjo është një tjetër vegël me të njëjtin rezultat si e para,frikë dhe dhimbje.Por kjo përdoret tek macet e mëdha,arinjtë apo kafshë të tjera.

3.Zinxhirë

Gjatë periudhës që elefantët nuk performojnë por po mësohen tu binden trajnuesve,ata mbahen të lidhur me zinxhirë dhe në këmbë për thuajse 23 orë në ditë në një periudhë 6 mujore.

4.Shkopi elektrik

Kjo metodë kryesisht e përdorur nëpër filma ,ushtrohet mbi elefantët dhe përdoret në formë dënimi për një performim jo të denjë të tyre.

5.Privimi nga ushqimi dhe uji

Kjo mënyrë mizore përdoret për të gjitha kafshët të cilëve u jipet ushqim dhe ujë vetëm pasi kanë mbaruar aktin e performimit sic duhet.

a.k/dita

March 5, 2018 11:37
Komento

1 Koment

  1. Fatmiri March 5, 18:35

    E dhimbeshme me te vertete?!Po ato vajzat e vogla te cirkut si sterviten?! Po ju u pelqen cfaqia apo jo ? Bile edhe duartrokisni ! Po ata te denuaret me vdekje ne karriken elektrike ?! dhe ata jane njerez jo kafshe , por ju nuk i permendni ; Apo nuk u vjen keq per ta qe nuk protestoni! Cudi ! Njerez qe kane me shume keqardhje per kafshet se sa per njerzit!?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*