MF, analizë të detajuar për 300 kompani të mëdha

April 8, 2016 12:52

MF, analizë të detajuar për 300 kompani të mëdha

Në fazën e dytë të aksionit të qeverisë kundër informalitetit theksi u vu tek përdorimi i instrumentëve inteligjente të analizës dhe kontrollit nga zyrat, duke minimizuar numrin e vizitave fiskale dhe kontrolleve fizike në terren.

Risi e platformës së riskut është kampionizimi i bizneseve që do të analizohen. Burime nga ministria e Financave bënë të ditur se sistemi ka përzgjedhur aktualisht 300 biznese të mëdha, të shpërndara në të gjithë rajonet e Shqipërisë, për të cilët do të zhvillohet analizë e detajuar në çdo hallkë të zinxhirit të krijimit të vlerës së shtuar, pra deri tek bizneset e vegjël fundorë.

Sipas burimeve nga ministria e Financave, përmes një sistemi on-line komunikimi, bizneset do të njoftohen në rast të evidentimit të shkeljeve apo devijimeve dhe do t’u lihet në dispozicion koha e mjaftueshme për vetëkorrigjim. Vetëm në rastet e marrjes së sinjaleve për risk të lartë nga sistemi, do të ushtrohen vizita dhe kontrolle verifikuese nga inspektorët në terren.

April 8, 2016 12:52
Komento

1 Koment

  1. Arben April 8, 15:10

    E KUPTUAM QE PERQINDJA E RRITJES SE ULJES SE ZBRITJES ESHTE NE RENIE,

    PO PARATE KU JANE, SE NUK PO SHOHIM GJE.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*