MF padit 3 ish-të përndjekur: Na ktheni lekët e dëmshpërblimeve, kemi bërë një gabim

Redaksia Online June 22, 2013 08:47

MF padit 3 ish-të përndjekur: Na ktheni lekët e dëmshpërblimeve, kemi bërë një gabim

Ministria e Financave u kërkon mbrapsht lekët e dëmshpërblimeve disa ish-të pburgosurve politikë. MF thotë se  ka konstatuar se janë kryer gabime gjatë lëvrimit të fondeve, ndaj ka hedhur në gjyq persona që kanë kaluar vite në tëra në burgje, apo familjarë të tyre.

Dikasteri i Financave, kërkon prej tyre të kthejnë lekët e përfituara nga kësti i parë apo i dytë, pasi sikurse thuhet në padi i kanë marrë në mënyrë të padrejtë.

Gjithashtu, kërkohet bllokimi i të gjitha llogarive të hapura në emrat e përfituesve.

Të paditurit e parë nga Ministria e Financave dhe Sektori i Pagesave dhe Dëmshpërblimeve të ish-të dënuarve politik të regjimit komunist, janë Gegë Prelaj, Marie Prela dhe Pashkë Prela. Objekti i padisë, është “kthimi i vlerës së përgjithshme prej 550 311 lekë.

Spiro Rovaniku, sipas objektit të kërkesë-padisë së ngritur nga Ministria e Financave, duhet të kthejë vlerën prej 126247 lekë.

Një tjetër ish-i përndjekur i paditur është  Xhevdet Rina. Ministria kërkon nga gjykata ta detyrojë Rinën të kthejë vlerën e përgjithshme prej 550,311 lekësh, vlerë kjo sipas saj, e përfituar padrejtësisht në dhënien e këstit të parë.

Edhe në këtë rast, kërkohet bllokimi i të gjitha llogarive të hapura në emër të të paditurit, duke bërë sekuestron konservative të tyre, deri në zgjidhjen e mosmarrëveshjes nga gjykata.

 

Redaksia Online June 22, 2013 08:47
Komento

9 Komente

  1. Besnik June 22, 10:11

    Nuk ka dhunim me te rende per keta njerez qe kane vuajtur kaq shume ne sistemin komunist por duhet te vujne dhe ne kete sistem. Keta njerez nuk po gjejne paqe ne asnje qeveri. Per vjet ata kane kerkuar te drejtat e tyre.

    Asnje vote per Saliun sepse ai ka harruar qe ne bejne hije mbi toke.

    Reply to this comment
    • Alban June 22, 10:17

      NJe qeveri qe nuk njeh te drejtat e qytetareve te vet nuk duhet te qendroje per asnje minut ne pushtet. Te gjithe duhet te votojme per rrotacion si shpresa e vetme per te ndryshuar dicka. Te gjithe te votojme per Rilindjen.
      Voto 29

      Reply to this comment
      • Tonini June 22, 10:21

        Qeveri e posher qe eshte tallur me keta njerez per 22 vjet duke i mbajtur me rrena dhe me mashtrime se do tu jape leket. Por dhe tani qe ju jep nje therrime dhe ate kerkon qe tua marre. NJe skandal total per kete qeveri te poshter.

        Votoni qe te mos dhunoheni me.

        Reply to this comment
        • ALIU June 22, 10:32

          kjo eshte pra kafsheria e shtetot shqiptar!!
          kjo kafhseri duhet ndalur
          te perndjekurit nuk duhen tallur e shperfillur me!!
          ATA DUAN RILINDJE!!
          NUK DUAN ME VUAJTJE!!
          KETE UA MUNDESON VETEM EDI RAMA DHE PS
          VOTONI NR 29!!

          Reply to this comment
        • JEHONA June 22, 10:35

          eshte turp se si mund te lihen ne kete mjerim keta te perndjekur
          jo vetem kominizmi qe nuk u doli
          por u erdhi dhe komunisti sali!!
          TA LARGOJME BASTARDIN E NDYRE!!!
          VOTOJME PS SE BASHKU!!!
          TA RILINDIM VENDIN!!!
          VOTO NR 29!! VOTO EDI RAMEN KRYEMINISTER!!!

          Reply to this comment
    • Isla June 22, 10:24

      Agonia per keta njerez nuk ka fund sepse nuk po merr fund asnjehere kjo vuajtje. Kjo qeveri eshte kthyer ne dhunueses e ketyre njerezeve sepse ngeli duke i dhunaur dhe duke i rrahur. Per te drejtat e ketyre njerezeve u flijua Lirak Bejko.
      Dhe kjo qeveri nuk ka ndermend qe te ndryshoje qendrim dhe cdo dite behet akoma me e ashper.

      Reply to this comment
  2. Natali June 22, 10:12

    Keta mire qe mezi ia dhane, por tani kerkojne tia kthejne me zor. Eshte pergjegjesia e Ministris dhe shtetit qe ka punonjes te paafte qe nuk din te bejne llogari te thjeshta. Keta zoterinj as nuk i vodhen as nuk i moren me dashakeqesi. Iu dhane, gabimin e ka Ministria.

    Reply to this comment
  3. Ivi June 22, 10:15

    Ligji per kompensimin e ish te perndjekureve eshte rishikuar e zvarritur aq shume saqe ndarja e fondeve eshte shoqeruar gjithmone me vonesa dhe mos korrektesi.
    Ish te perndjekurit u detyruan te protestonin perpara kryeministrise per te drejtat e tyre, por ishte e kote,sepse berisha nuk eshte I interesaur tek te drejtat e njeriut. Derisa njeri prej tyre, u detyrua ti vinte flak vetes.

    tani qe me ne fund marin ndonje fond, nje qeveri e papergjeshme ia kerkon tia kthejne. turpet e ketyre injoranteve nuk kane fund.

    Reply to this comment
  4. sasha June 22, 11:28

    te perndjekurit kane vuajtur nen hijen e persekutimit, dhe gjithe denimet e mundshme qe u ka bere regjimi i ri,

    tani ata vuajne ne regjimin post-diktatoriale te saliut,,

    ska fyerje me te rend dhe ky eshte denim dyfish qe u behet ketyre njerezve

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*