Michael Jackson në një dokumentar, akuza të reja për abuzime seksuale ndaj fëmijëve

January 10, 2019 19:59

Michael Jackson në një dokumentar, akuza të reja për abuzime seksuale ndaj fëmijëve

Nuk ka paqe për Michael Jackson. Në vitin e dhjetë të vdekjes së popstarit, një dokumentar kthehet për ta akuzuar sërish për abuzimin seksual ndaj fëmijëve. “Leaving Neverland”, ky është titulli i dokumentarit, i cili do të shfaqet në Sundance Festival 2019. Producent dhe regjisor i tij ishte Dan Reed, autor i dokumentarëve The Pedophile Hunters” dhe “Three Days of Terror: The Charlie Hebdo Attacks”.

Sipas revistës “Rolling Stone”, e cila citon një përmbledhje të prodhimit, “në kulmin e popullaritetit të saj, Michael Jackson filloi një marrëdhënie të gjatë me dy fëmijë, të moshës 7 dhe 10 vjeç, dhe me familjet e tyre. Tani ata janë 30-vjeçarë dhe rrëfejnë historinë se si Jackson ka abuzuar seksualisht me ata, dhe si arritën këta fëmijë të jetojnë me këto kujtime vite më vonë”.

Identiteti i dy viktimave të dyshuara nuk është i qartë, sepse dy vëllezërit që akuzuan Jackson për ngacmime seksuale në vitin 2005 sot janë pak më shumë se njëzet vjeç. Në 2013, koreografi Wade Robson, që sot është 36 vjeç, ka denoncuar menjëherë Jackson për abuzime seksuale kur ai ishte 7 vjeç, por rasti u mbyll në vitin 2017. Sundance Festival 2019 do të zhvillohet nga 24 janari deri më 4 shkurt në Utah.

 

Burimi tgcom.it

Përgatiti: L. Veizi/ DITA

SANTA MARIA, CA – APRIL 29: Michael Jackson arrives at the Santa Barbara County courthouse April 29, 2005 in Santa Maria, California. Jackson is charged in a 10-count indictment with molesting a boy, plying him with liquor and conspiring to commit child abduction, false imprisonment and extortion. (Photo by Justin Sullivan/Getty Images)

January 10, 2019 19:59
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*