“Nga Dukati, në urën e Palasës për 10 minuta”. MIE shpall kompaninë austriake, fituese për projektin e tunelit të Llogarasë

September 16, 2020 17:15

“Nga Dukati, në urën e Palasës për 10 minuta”. MIE shpall kompaninë austriake, fituese për projektin e tunelit të Llogarasë

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka shpallur fitues për projektin e metodologjisë për ndërtimin e tunelit të Llogarasë konsorciumin austriak.

Kështu,fituesi për projektin e ndërtimit të Llogarasë janë iC consulenten Ziviltechniker, ELEA dhe IBE.

Në njoftim thuhet se Komisioni i Vlerësimit të Ofertave ka vlerësuar këtë bashkim operatorësh për zgjidhjen më të mirë teknike, kapacitetet dhe kualifikimet e stafit teknik të duhura për të realizuar projektin për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë.

Pas përfundimit të afateve ligjore, do të bëhet hapja e ofertave ekonomike, dhe shpallja e fituesit të garës për tunelin. Në garë morën pjesën 7 kompani teksa u përzgjodhën për fazën finale 2 prej tyre.

Tuneli i Llogarasë parashikohet të ketë një gjatësi prej afro 6 kilometrash, i cili nis nga ura e Shën Elizës në zonën e Dukatit deri në urën e Palasës.

Sipas llogaritjeve, me ndërtimin e tunelit, koha e udhëtimit shkurtohet nga 1 orë në 10 miniuta.

o.j/dita

September 16, 2020 17:15
Komento

25 Komente

  1. Bravo shume bukur ... September 16, 18:11

    Zgjidhje me Perfekte s’behet .
    Kompanite Autriake te ndertimit te Tyneleve
    jane nga me te fameshmet ne Bote.
    Kualitet Europian & Siguri maximale
    afron vetem Firma Autriake … 🙂

    Reply to this comment
    • One 13 September 16, 22:43

      Po pra
      Dihen lidhjet e Zamirit me Austrine.
      Nderton Zamiri n Palasë, tunel në Llogara.
      Ku shkon Zamiri, shkon shteti

      Reply to this comment
      • Bravo shume bukur ... September 17, 10:41

        One 13 ,

        nuk do ta deshiroja kurr qe,
        kjo qe ju komentoni te jet e vertete ,

        pseudobiznesmeni Zamiri eshte nji injorant ne fushen e Turizmit e Kultures se zhvillimit te Turizmit qe duhet mbajtur larg nga Bregdeti Shqiptare .
        P.l.s. = Sk.nd.l
        (ka nji Mentalitet – muzllumsh – teper idiot ne ate vend , se me pas para je automatikishte e afte per gjithcka ,pamvareishte se ne realitet je nji Thes Boshe )

        Reply to this comment
    • Lili September 17, 13:01

      A je sigurt per qualitetin e kesaj firm?! A mos eshte Nano rama mbas kesaj?!

      Reply to this comment
      • Askush nga ne ,nuk mundem te di ...ne thjesht komentojme , September 17, 13:59

        Lili ,

        flas per Firma Austriake
        jo pseudo Firma ,
        si ajo qe solli lyl bosha ,kur ishte MB ,
        per Pass Fake Biometrike ,.qe vinte nga Serbe me nenshtetsi Austriake ,
        nji Server ,qe deformote tiparet e fytyres se shqiptareve duke i dhen nji fytyre me nuanca
        arabe ,
        ku u fituan Miljona € nga shkerdhat basha
        dhe serbeve ,
        per te cilen nuk flet kush ne ate vend shkerdhatash ❕

        Edhe ne kte rast mundet te jet gjithcka e kamufluar ne ate shtet Putane

        Reply to this comment
        • Lili September 17, 20:41

          Edhe kjo eshte slav, nga i njeti kanal si basha se bashen e Ramen pazaret i bashkojne, edhe shume mire se cdo here i shtohet pasuria bashes fale Rames e i shtohet nje kate tjeter pallatit! Lexo pak ne internet per ic group. Org. Edhe tregom ne cilin shtet evropian kane punuar?! Vetem ne shtete ku korruptioni eç mire e askkund tjeter!!

          Reply to this comment
  2. Aleksander Thana September 16, 18:59

    Qofte per baker. Pa turq e pa greke.

    Reply to this comment
    • Hosteni September 16, 21:05

      Hahaha…kompani austriake thone. Korrupsion i gjalle me kompani fantazma “jugosllave”. Do ja degjoni krismen edhe kesaj….

      Reply to this comment
  3. Gim September 16, 19:07

    Pederasta qe ndertoni rruge per bizneset e samir manes. Qelbesira nderkohe spitalet jane si hale dhe shkollat si berdello. Yyyyyt ne shnetin tuj dhe te kalamojve ja ua sjellte zoti te keqen

    Reply to this comment
  4. Gzim Kulufi September 16, 19:20

    Nga Uji i Ftohte, te Qaf e Qezarit, ne male te Dukatit, ne mal te Cikes dhe pergjate te gjithe vargmaleve te Bregut (Akurounteve) gjindet brenda maleve uje me bollek. Hapja e tyneleve ne kete zone mund te kete probleme. Pa llogaritur pastaj, qe Shqiperia nuk ka nevoje per kaq shume rruge sa po ndertohen, apo kur -sic thote komentuesi me lart- spitalet jane pertoke e pa mjetet e nevojshme! Pervec kesaj, kjo rruge-tunel, nese do kete sukses, do te shtoje trafikun ne zonen e Bregut, gje qe do te sjelli ne pika te tjera te rruges se saj probleme te medha trafiku!

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 September 17, 08:00

      ximo
      një nga faktorët që çon përpara ekonominë, për të mos thënë kryesori,është trafiku!! nëse nuk ka korrupsion,si në të gjithë rastet e tjera,ky tynel duhet bërë!!do të krijohen probleme në pjesë të tjera të rrugës!?normalisht duhet të parashikohen dhe të bëhen plane për ti bërë gati para se të mbarojë tuneli,por si shqipo që jemi,nuk kemi aftësinë të shikojmë përpara,prandaj do ti zgjidhin pasi të ndodhë problemi,pra dyndja e makinave!!
      e vetmia gjë që më shqetëson është ajo që thotë hosteni!!nën këtë firmën austriake ka mudnësi të vijë “vuçiçi”!!

      Reply to this comment
      • Remo September 17, 09:13

        Kurre nuk mund te behet nje gje normale ne nje vend anormal. Nje rruge qe duhet te kishte nje plan te sakte qe ne fillim nga Orikumi ne Sarande perfshire edhe tunelin. Vetem ne Skiperi ndodh keshtu kur te mbaroje do kujtohen sa e sa mangesi te tjera ka! Agjencia Kombetare e Bregdetit nuk zgjidhi gje vec se e beri me keq(pavaresisht disa ivestimeve). E kane marre ne dore banditet bregdetin dhe nuk dihet si do i veje filli,na kane bere te huaj ne vendin tone! Jane futur maloke te tipit Noka,Malltezi i Berishes e shume te tjere apo Zamir Mane. Atje do plasi nje dite se te vine kafshet e te bejne kerdine kjo s’ishte menduar. Djemte e bregut jane ne mergim,po ajo pacavure qe eshte bere atje s’do kaloje lehte e nje dite do sqarohen disa gjera! Kete duhet ta di mire edhe Junta e Tiranes bashke me kete KM oligark qe eshte edhe nip andej!

        Reply to this comment
      • Gzim Kulufi September 17, 10:45

        a-c25… pa u ngaterruar me tema jashte teme, si Vucici dhe karaxhixhi, te qendrojme me kembe ne toke. Bregu nuk ka per te patur kurre ndonje industri te madhe, pervec perpunimit te vajit e agrumeve (keto te dytat jane zhdukur), ndaj mbetet vetem turizmi, i cili edhe ky duhet te jete ne ate zone-perle i reduktuar dhe jo masiv, ne te kundert shkaterrimi do te jete fatal per detin dhe zonen. Pervec kesaj, rruga prapa vargmaleve te Bregut, ajo nga Kota e qe del deri ne Delvine (e perdorur qysh ne kohen e romakve e me pare), ka nja tre lidhje (dalje) ne rrugen e Bregdetit, nje ne Himare, nje ne Qeparo e nje ne Borsh, rruge keto qe po i rregullojne. Keshtu, nese ndokush ka fobi nga rruga me kthesa e Llogorase, (sic ka Edi, dhe pikerisht per kete ai don te hapi nje rruge nen Llogora), mund te marri rrugen e re te zgjeruar Vlore-Kote dhe pergjate Shushices del pastaj ku te doje ne rrugen e Bregut.
        E pas ketyre, sic thote dhe komentuesi Remo, ajo zone duhet ruajtur dhe jo te lihen te futen soj e sorollop, qe e kane mendjen vetem te bejne para. Shteti shqiptar po tregohet prej tre dekadash mjaft indiferent per ate zone aq te bukur, ndaj dhe njerezit e asaj ane po i kthehne perdite e me teper syte nga Greqia.
        Rruga nen mal te Llogorase shpeton vetem njerezit qe kane fobi nga rruga e siperme. Kaq, por nuk sjell ndonje perfitim te madh kohe! Biles, po u be, ne korrik-gusht njerezit ka mundesi te bllokohen ne tunel! Dhe e fundit, ato male jane plot me uje poshte, ndonese me pak se para disa dekadash.

        Reply to this comment
        • Remo September 17, 13:05

          Bravo Gezim!….Me te vertete ka patur nje indiferentizem te madh dhe ajo rruga e lumit te Vlores qe do te ndihmonte disi ne uljen e trafikut akoma s’po mbaron. Gje e mire qe punohet me sa di,por problemet qe jane krijuar nga te pa ngopurit “pushtetare te Tiranes”me disa vegla si Bollanot nuk kane per te patur zgjidhje derisa vazhdojne te tjetersojne akoma pronat e atyre qe vertet u takojne! Une kam dashur sinqerisht te kishte investime te huaja serioze ne hoteleri,po kush afrohet me atje!? Nga Ksamili ne Palase eshte per te uleritur e kurre nuk do kthehet me si me pare kurre! Malokeria(asgje s’kam me malesoret ketu) ne menyre talebane vetem ka shkaterruar,kujt i kujtohen brezaret e Lukoves!? Nuk kishte nevoje te beheshin ato cudira. Tani e kane marre oligarket Zamir Mane me shoke. Po Jamamber Malltezi i Saliut cdo atje? Po Jalen qe e kane zaptuar bllokmenet e rinj ministra me Monen e CO&. Atje eshte bere nje “corbe turke” qe nuk ja gjen dot fillin.

          Reply to this comment
        • Lili September 17, 13:43

          Shteti shqiptar eshte indiferent?! Jo jo bash: shteti shqiptar eshte quasi ineksistant edhe i nenshtruar , ne sherbim te oligarkise e maffias qeveritare!
          Nuk kemi shtet eshte ma mire te thuhet , se pos per t’i sherbye interesave te tyre pushtetaret tone, shtetin nuk po e shohim shume….

          Reply to this comment
        • mirel September 17, 13:55

          Dakort me Gzimin ne kete koment. Mbi bregdetin nuk duhet te vihet shume dore. Nuk ka perse preken male dhe hidhen ne ere per qef te PPPve te Ramutit.
          Turizmi ka si qellim eksplorimin e zonave te ruajtura dhe jo te shkaterruara. Pra demi do jete me i madh.
          PPPte dhe planet e rrugeve jane teresisht kunder interesave kombetare, kur thone disa, spitalet jane cope. Jane vetem shkaterrim i Shqiperise per xhepin e maskarenjve.
          Naftetaret jane pa rroga, minatoret pa rroga, keta vjedhin miliarda.
          Ketyre projekteve duhet tu thuash stop. Asgje e mire nuk vjen prej tyre

          Reply to this comment
        • anticensurë25642654 September 18, 08:12

          ximo
          më duket pak dritëshkurtër mendimi tënd,
          “Bregu nuk ka per te patur kurre ndonje industri te madhe, pervec perpunimit te vajit e agrumeve (keto te dytat jane zhdukur), ndaj mbetet vetem turizmi”!nëse nuk ka pasur ndonjë zhvillim është dhe faji i lëvizjes!shpejtësisë së saj!!tërë zhvillimi është bërë në zonat ku ëshë bërë e mundur të lëvizet shpejt!!e njëjta gjë ka qënë dhe për veriun,në përgjithësi zonat malore!!
          po të jap një shëmbull ku shpejtësia rrit zhvillimin!!
          merr makinën dhe bëj një “unazë”tiranë durrës e këthim!
          nisu nga të duash,o nga rruga e kavajës o e durrësit!do të shohësh një ndryshim të tmerrshëm,ndërmjet të dy rrugëve që njëherë e një kohë nuk kishin dallim!!pra rruga e durrësit,autostrada,duket sikur je në europë!rruga e kavajës!?sikur je në fund të botës!dhe kjo vetëm e vetëm se askush nuk kalon andej,përveç atyre që duan të shkojnë në shtëpitë e tyre!!
          e njëjta gjë dhe për jugun,rruga e lumit të vlorës është një variant,varianti tjetër është llogoraja!!ne nuk kemi lluksin të ruajmë natyrën dhe bukurinë e saj!ne jemi pa brekë në bythë dhe po ikim të gjithë!!
          ne na duhen vënde pune,prodhim që të jetojmë e më pas të shkojmë më përpara!!
          nuk mund të flasim si e jëma e zeqos,nga emigracioni!!një tip para disa muajsh,në kohën e karantinës së koronës, shkruante “na ruani prindërit pa uk na intereson ekonomia”!ky tip ishte në perëndim dhe kujtonte se po tu çonte para prindërve të tij pensionistë zgjidheshin problemet e shqipërisë!!por nuk është e tillë,se shqipëria nuk janë vetëm disa familje që jetojnë në 90% të kohës nga dërgesat e fëmijve në perëndim!!
          e njëjta gjë dhe për atë punën e ruajtjes së “perlës”!!
          ximo kemi fatin që sot europa dhe bota perëndimore ndihmojnë në këtë drejtim!!hapja e tunelit është një metodë që ruan ambjentin!po ti këkrojmë ndihmë europës për ruajtjen e ambientit,por në të njëjtën kohë ne punojmë për zhvillimin tonë!?
          të siguroj se do të na ndihmojnë jashtëzakonisht shumë!!
          e keqja është se ne europës i kërkojmë “ndihmë” për ta vjedhur!!
          dhe ata budallenj nuk janë!!

          Reply to this comment
  5. Aleksander Thana September 16, 20:57

    Korrigjim: Qofte e hajrit.

    Reply to this comment
  6. Arben September 16, 21:56

    Po më shifrat a merret njeri ktu jo, sa xhutra vate??!!

    Reply to this comment
  7. alphade September 17, 01:55

    Do behet nami me aksidentet ! Shihni
    se c’behet me dy tunelet e Elbasanit ,
    ndersa ne Llogara me vetem nje tunel
    do kalojne mijra makina ne dite nga dy
    drejtimet ! Z. Rama “Ad absurdum” …!

    Reply to this comment
  8. Asap September 17, 08:30

    Dikush thot që rruga ësht për bizneset e Manes. Ather dhe kompanija austraike e atij vezë ësht!

    Reply to this comment
  9. Igor September 17, 08:48

    Me do e mos te thrasim te huajt te ndertojne Tunelet ,ruget pse neve dime vetem te vrasim njeri tjetrin ,si te vjedhim turp 3 dekada kaluan Shqiperija nuk mesoj asgje.

    Reply to this comment
  10. Lili September 17, 12:59

    Per investimin e saimir Manit tek green coast harxhojme pa problem qe disa happy few te fitojne disa minuta ma shume per qefin e tyre!
    Per shendetin publik apo zjarrfikesit s’kemi pare…

    Reply to this comment
  11. Hajdar Metaj September 17, 15:10

    Po c’kompani austriake thoni, pas tyre qendron Alban Eftimi i njohur si mik i Rames si dhe Ylli Gjoni ish Drejtori i Pergjithshem i Rrugeve

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim