Miell, vezë dhe bojë në Kuvend, Ruçi përforcon masat e sigurisë

March 10, 2019 17:43

Miell, vezë dhe bojë në Kuvend, Ruçi përforcon masat e sigurisë

Ngjarjet e këtij viti kur në drejtim të kryeministrit Rama dhe të kabinetit qeveritar janë hedhur që nga vezët e deri te mielli e boja, kanë detyruar kryeparlamentarin Gramoz Ruçi që të shtojë masat e sigurisë.

Për të parandaluar përsëritjen e ngjarjeve të tilla, burime për tirananews.al bëjnë me dije se ai ka nisur procedurat për mirëmbajtjen e skanerëve dhe të urës së detektorëve (pajisje në Kryesinë e Kuvendit dhe Seancat plenare ku kalojnë deputetët dhe vizitorët).

Mësohet se tenderi për mirëmbajtjen e skanerave dhe të urës së detektorëve do i kushtojë Kuvendit 3.3 mln lekë të vjetër.

Prej gati një viti, kryeministri Rama dhe kabineti i tij janë përballur me disa sulme nga ana e deputetëve të opozitës të cilët i kanë kamufluar ato.

Në 12 prill të 2018-s, pasi opozita bllokoi seancën parlamentare, deputetët e opozitës do të hidhnin në drejtim të Ramës shishe me ujë vezë e miell duke arritur që të depërtojnë edhe sigurinë.

Ngjarja u përsërit edhe në dhjetor të 2018-s, kur teksa kryeministri Edi Rama po fliste në foltore për protestën e studentëve dhe rikthimin e opozitës, deputeti i PD, Endri Hasa u ngrit dhe e qëlloi me vezë dhe bojë, ndërsa i tha “E ke nga studentët”, raporton tirananews.al.

Ngjarja e fundit është më 14 shkurt kur Edi Paloka i hodhi bojë shkrimi Kryeministrit në Kuvend, si përgjigje për talljet mbi mënyrën e të folurit të knënkryetarit të PD. Paloka u përjashtua për 10 ditë nga Kuvendi.

Por siguria nuk ndalet me kaq. Mësohet se një tjetër tender është hapur për traun e sigurisë. Ky shërbim përfshin mirëmbajtjen e traut të sigurisë (kontrolle, zëvendësim drita led, pajisje elektronike).

l.h/ dita

March 10, 2019 17:43
Komento

8 Komente

  1. Shkerdheni i Saliut March 10, 18:45

    Ne masat e sigurise te shtohet edhe nje kontroll, te cilin e propozoj dhe e mbuloj une me shpenzime dhe kohe.
    Meshkujt e (Shqu-pisave dhe te Lesh e lise) do t’i kontrolloj duke u futur edhe gishtin ne bythe, me gjithese ka prej tyre qe duan karucin, shpenzimet e dorezave i marr persiper vete.
    Feckave te ketij fisi do t’i kontolloj me dajakun qe mbaj para por te veshur me kapuc (prezervativ), per keto nuk ka shpenzime se kuivat e SHUP-it dhe ate te Lesh e Lise se Mona Baxhelles i mbajne me vete ne canta, i kane pajime pune.
    Z. Ruci shenoje edhe kete mase sigurie…..

    Reply to this comment
  2. Konti Sbalta March 10, 18:47

    Keto nuk jane masat qe do te menjanojne aktet e dhunes te opozites! Eshte e nevojshme te fuqizohen ligjet qe denojne keto akte dhune , sepse “mund te
    shndrohvezet “en ne bomba dhe mielli e boja ne lende helmuse e pse jo edhe radioaktive!

    Reply to this comment
  3. pensionisti March 10, 19:16

    Siguria me e sigurte eshte : Mos sillni rrugecer ne parlament si Paloka ,Ndoka, HASA , Mehmetaj,Vokshi .Monika Strasimiri e Vasili..

    Reply to this comment
  4. Zef Kastriot Gjergj Shpatari March 11, 04:42

    Prej 4 muajsh, kryeministri Edi Rama, gjendet nën trysninë e protestës së përjavshme para parlamentit e kryeministrisë dhe në qytete e rrugë, ndërkohë që brenda PS, po përballet me mos-pëlqimin e tij si kryetar dhe me akuzat e hapura e të faktuara, për uzurpim e shkatërrim strukturor dhe moral të partisë.

    Dikush nga të mbeturit që e do ende Edi Ramën, apo e respekton për nderet e bëra me tendera e fëmijë, duhet t’i kujtojë, se reagimet popullore publike e fizike kundër tij personalisht, nuk duhet t’i quaj “lojë cinglash”.

    Sot, këto reagime mund të duken të vogla e pa rrezik, për forcën e sundimit të tij, por kështu me grupe, kanë nisur të gjitha lëvizjet e dhunëshme përmbysëse, të pushteteve të këtij lloji në Shqipëri, ndërkohë që 16 shkurti, i dha sinjalin se popullit po “i ndizet gjaku”.

    “Truri” i Edi Ramës, nëse është i kthjellët, siç tha tek Bruno Vespa, duhet të “monitorojë” saktësisht, stresin dhe frikën e këtij reagimi popullor, që po shtohet e zmadhohet përditë, duke tejkaluar kuadratin dhe retorikën opozitare, për shkak, se shqiptarët e kanë kuptuar tashmë, që kryeministri duke mos përfillur opozitën, jep mesazhin se nuk p**rdh për popullin “dele”, skemë e frikshme, të cilën e zbatoi dhe Berisha në marsin ‘97.

    Nëse Rama, mendon se mund ta kalojë me llogje, intervista të blera mediatikte në Itali e me video-mesazhe arritjesh madhështore imagjinare, gabon, mbasi në Shqipëri, po vlon një situatë sociale-ekonomike e rënduar, gati për shpërthim.

    Kryeminsitri, duhet të ketë të qartë, se rreziku i shpërthimit të një kaosi katastrofik, ka si bazë, gjëndjen e mbingakruar psikologjike të shqiptarëve, përballë kësaj katrahure, varfërie, padrejtësie, hajdutërie, krimi e korrupsioni shtetëror ekstrem prej një klike politiko-oligarkike.

    Shqipëria nuk është “qendër” luksi si në sarajet e tij, as si në zyrën me piktura ku nuk shkon prej muajsh nga frika e protestës, e bredh zonë më zonë për të shtyrë ditët, me takime e shpenzime pa asnjë vlerë,

    Jeta e shqiptarëve, nuk është as aheng e as orgji e qejfe, si “darkat e grupit” me Alma Hiçkën, Belinda Ballkun, Blerina Gjylametin, Endri Fugën, Ëngjell Agaçin, Ilir Beqjen e Artan Shkrelin dhe, as si pazaret me Bashkim Ulajn, Beson e Tajavanit, Rrok Gjokën, Salillarin e Vangjush Dakon.

    Përkundrazi gjendja në Shqipëri, është në situatë identike, si ato, me të cilat Edi Rama është përballur disa herë, kur i “ka ngecur sharra në gozhdë” e është gjunjëzuar dhe tërhequr me “bisht ndër shalë”, duke ndalur menjëherë kapadaillëkn e aventurat.

    Ramës, i duhet kujtuar, protesta kundër importimit, depozitimit dhe asgjësimitë të lëndëve kimike luftarake në Shqipëri, kur kërkoi falje dhe u zbyth.
    Ramës, i duhet kujtuar, protesta kundër importit të plehrave të Europës e Ballkanit, nga grupi mafioz “Comorra-Ndragheta”, me sekser Bashkim Ulajn, Kristianin e Drilonës dhe Baton Haxhiun.
    Ramës, i duhet kujtuar, protesta kundër prishjes së Teatrit, për të cilin ndërhyri BE duke i bllokuar pazaret me oligarkët dhe krimin ndaj vlerave historike e kulturore.
    Ramës, i duhet kujtuar, protesta e studentëve, që e tmerroi dhe detyroi, të gjunjëzohet e bindet përballë tyre, duke bërë 12 vendime qeverie brenda 1 nate, por vazhdon akoma.
    Ramës, i duhet kujtuar, protesta e banorëve tek Unaza e Re, nga e cila u zbulua krimi 30 milionë euro, bërë me Bashkim Ulajn, përballë të cilës është tërhequr.
    Ramës, i duhet kujtuar protesta e mbi 100 mijë shqiptarëve më 16 shkurt 2019, si sinjal popullor, që të mos bëjë, çmendurinë që bëri Berisha në mars të vitit 1997

    Reply to this comment
  5. Filan Fistikis March 11, 09:42

    Tani qe opozita la mandatet u kujtua Ruci te perforcoje masat e sigurise. Po tani s’ka me rrezik o zoti Ruci, me perpara duhet ta kishe bere.

    Reply to this comment
  6. fteri March 11, 13:08

    ore moderator i indoktrinuar kundër Ps-së dhe Edi Ramës ,shërbetor i Sali,Lulë dhe Ilrir M.. e Munika K,. përse nuk e boton komentin e fterit ,për punën e mirë të qeverisë dërguar para 7 orësh .

    Në të kundërt do ti drejtohemi Thanos ,ose Erion Habilajt ,tani po pres ta botoni ,faleminderit ?….

    Reply to this comment
  7. fteri March 11, 13:15

    Poeti i madhë Arben Duka ka shkruar :
    DRITËN PO MA ZURE -DO TË BËHEM YLL,PËR TË VEZULLUAR ,
    ….edhe ne komentet do ti shkruajm ,po na mbyllët rrugën te G. dita,rrugën do ta gjejmë. .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*