Migjen Basha, dëmtimi që e bëri të harrohej

January 3, 2015 21:30 Updated

Migjen Basha, dëmtimi që e bëri të harrohej

Viti 2014 niste mbarë për Migjen Bashën, teksa mesfushori i kombëtares shqiptare shënonte golin e parë për Torinon, në një vit që duhet të ishte i mbarë për të. Por një dëmtim pak javë më vonë, doli shumë më i keq nga sa ishte imagjinuar për lojtarin që brënda pak kohësh u bë shumë i dashur për tifozët shqiptarë.

Prej 9 muajsh Basha qëndron jashtë fushave me një dëmtim në këmbë, fatkeqësisht prej keqtrajtimit nga mjekët e skuadrës. Kur gjëndja dukej shumë keq, doktori i mirënjohur i Bayern, Müller-Wohlfahrt arriti të gjente zgjidhjen për të, dhe Migjeni gjendet prej javësh në rrugën e duhur të rikuperimit. Megjithatë rikthimi nuk ka ndodhur akoma, gjë që ka bërë që 28-vjeçari të harrohet disi.

Por nga raportimet e fundit që vijnë nga Italia, Basha ështëa afër rikthimit në stërvitje, fakt që ka sjellë gëzim dhe në Torino, pasi klubi italian ka shumë nevojë për strategun shqiptar, edhe pse në fund të sezonit ky i fundit mund të largohet drejt Gjermanisë ose Zvicrës. Edhe Gianni de Biasi duhet të gëzohet.

January 3, 2015 21:30 Updated
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim