Migrimi dhe mungesa e politikave, arsyet e tkurrjes se popullsisë

July 12, 2019 16:29

Migrimi dhe mungesa e politikave, arsyet e tkurrjes se popullsisë

Migrimi dhe mungesa e politikave qeveritare për mbajtjen e qytetarëve brenda vendit duke garantuar mirëqenie dhe punësim, janë disa nga arsyet përse popullsia e vendit shkon drejt tkurrjes. Duke iu referuar projeksionit të OKB-së, i cili ngre alarmin se në fund të shekullit popullsia e Shqipërisë do të jetë vetëm 1 milionë banorë, sociologët shtojnë se kjo do të sjellë një krizë të madhe sociale, shkruan Oranews.

Qytetarët shqiptarë nuk gjejnë mbështetje për të krijuar familje brenda vendit.

Ulja e lindshmërisë dhe mungesa e politikave qeveritare për punësimin, sidomos të të rinjve, janë disa nga arsyet se përse projeksioni i OKB për uljen drastike tët popullsisë me 1 milionë banorë deri në fund të shekullit përbën një kambanë alarmi për shoqërinë.

” Nëse ti nuk lind fëmijë, nga ana tjetër edhe ata fëmijë që lindin emigrojnë, kush do paguajë pensione, kush do punojë që të derdhë kontribute?!”

Sociologu, Ergys Mërtiri, nënvizon se shteti nuk ka kontribuar në punësimin e qytetarëve brenda vendit, duke e renditur migrimin si një nga arsyet e kësaj tkurrje të popullsisë.

“Shteti pastaj është thuajse në in-egzistencë. Nuk krijon asnjë politikë që të rrisë mundësitë e punësimit, që të rrisë mundësitë që ti të krijosh familje, që të kesh strehim. Shteti nuk bën politika që favorizojnë që ti të jetosh si një familjar i mirë”

Paralelisht OKB ka llogaritur projeksionet edhe sipas një skenari me negativ, i cili bazohet në një rënie më të shpejtë të lindshmërisë.

Rezultatet për këtë variant janë edhe më alarmante, duke e parashikuar rrudhjen e popullsisë së Shqipërisë në vetëm 500 mijë banorë në fund të shekullit.

 

b.b/dita

July 12, 2019 16:29
Komento

1 Koment

  1. Arben July 12, 21:13

    PROJEKTI SHQIPERIA UROPIANE, ARSYET

    E VDEKJES SE KETIJ VENDI.

    PER PERENDIMORET, NJE SHQIPETAR SKLLAV

    ESHTE NJE SHQIPETAR I MIRE.

    KUR U THEMELUA SHTETI SHQIPETAR ME 1913

    U LA NEN YQMIN E GREQISE DHE SERBISE,

    PIKERISHT NGA PERENDIMORET DHE MUZHIKET.

    CFARE DONI ME PER BELULIN, O POPULL QORR.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim