Mijëra forca policie sigurojnë vizitën e Erdoganit në Greqi

December 5, 2017 13:55

Mijëra forca policie sigurojnë vizitën e Erdoganit në Greqi

 

Greqia ka vënë në dispozicion të paktën 3 000 oficerë policie dhe forca të tjera që do të angazhohen për rritjen e sigurisë gjatë vizitës së presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan, njoftuan sot zyrtarët grekë.

”Siguria e lartë do të vendoset të enjten dhe të premten në kuadër të vizitës së Erdoganit në vend”, njoftoi një zyrtar i Ministrisë së Brendshme greke.

Vizita e liderit turk në Greqi, anëtare e BE-së dhe NATO-s, zhvillohet në vazhdën e marrëdhënieve të tensionuara mes Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Gjermanisë.

Presidenti turk, Erdogan dhe kryeministri grek, Aleksis Cipras pritet të diskutojnë marrëdhëniet e Turqisë me Bashkimin Evropian si dhe migrimin në Greqi dhe në Evropë, për të cilat Turqia mbetet një pikënisje kryesore.

Gjithashtu, fqinjët rajonalë dhe ish-kundërshtarët do të zhvillojnë diskutime mbi bashkëpunimin në sektorin e energjisë, transportit, turizmin dhe zgjidhja e çështjes së vjetër të të drejtave të sovranitetit në detin Egje.

Vëzhguesit grekë presin që presidenti turk, Erdogan të përsërisë kërkesën për ekstradimin e tetë oficerëve turq të cilët u larguan nga Greqia me helikopter pas grushtit të dështuar të Turqisë në korrik 2016.

December 5, 2017 13:55
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*