Mijëra personave të paaftë nuk u njihet libreza e invaliditetit?!

August 18, 2017 22:22

Mijëra personave të paaftë nuk u njihet libreza e invaliditetit?!

 

Pershendetje z. Thano

Po ju dergojme nje material qe ka te beje me anetaret e Shoqates Shqiptare te Personave te Paafte, pasi nuk po u njihet libreza e invaliditetit dhe per kete arsye jemi mjaft te shqetesuar.

Etleva Bisha (në foto), Drejtore e Përgjithshme e Shërbimit Social Shtetëror, në një njoftim zyrtar shkruan:

“Sqarojmë se të vetmet libreza zyrtare që lidhen me aftësinë e kufizuar, që jepen nga Shërbimi Social Shtetëror  dhe që njihen ligjërisht për efekte të përfitimit të lehtësirave që jep legjislacioni, janë:

– Libreza para dhe tetraplegjik; në bazë të VKM, nr 618, dt. 07.09. 2006 “Për përcaktimin e kritereve të dokumentacionit dhe masës së përfitimit të pagesës për personat me aftësi të kufizuar; përdorues të kësaj libreze janë vetëm personat me statusin para dhe tetraplegjikë, sipas vendimit të KMCAP-it,

– dhe 2.librezë verbërie: në bazë të VKM-së nr. 277, dt. 18.06.1997 “Për përfitimet nga statusi i të verbërit; përdorues të kësaj libreze janë vetëm personat me statusin e të verbërit ,sipas vendimit të KMCAP-it”

Pyetja më legjitime që mund të bëhet fill pas këtij njoftimi zyrtar është: po një pjesë e personave me aftësi të kufizuar, (mijëra veta), ku ju kanë humbur?! Zonja Bisha, persona më aftësi të kufizuar nuk janë vetëm të verbërit, para dhe tetraplegjikët, por edhe personat me dëmtim fizik e pluridifekt, të cilët nuk janë të mbuluar nga skema e sigurimeve shoqërore, pasi këta individë, ose kanë lindur të tillë, ose janë aksidentuar gjatë jetës.

Kjo kategori qytetarësh trajtohet si gjithë personat e tjerë me aftësi të kufizuar. Mjafton të lexosh Ligjin Nr. 93/2014 “Për përfshirjen dhe aksesshmërinë e personave me aftësi të kufizuar” dhe gjithkush qartësohet. Ja çfarë thuhet në këtë ligj, neni 3, pika 9:

“Persona me aftësi të kufizuara” janë individët që kanë dëmtime afatgjata fizike, mendore, intelektuale ose ndijore, dëmtime të cilat, në bashkëveprim me pengesat e ndryshme, përfshirë ato mjedisore dhe të qëndrimit, mund të pengojnë pjesëmarrjen e plotë dhe efikase të këtyre personave në shoqëri, në kushte të barabarta me të tjerët”.

Atëherë, si mund të mos njihen librezat e kësaj kategorie qytetarësh?

Maksim Rushi

Ne si shoqatë kemi patur bashkëpunim të mirë me Drejtorinë e znj.Bisha; kemi propozuar që një kopje e librezës të jetë edhe në dosjen e personave të paaftë; kemi folur edhe për shmangien e abuzimeve dhe vënin para përgjegjësisë të personave që tentojnë të abuzojnë. Në këtë kuadër, shoqata jonë ka larguar nga detyra personat abuzuesë,, madje duke i çuar përpara organevë të drejtësisë, por nga sa kuptojmë, nëpër takime flitet shumë por duket se shumë gjëra harrohen.

Në njoftimin zyrtar të drejtoreshës së Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror, vihet theksi te VKM-të që flasin për statusin e të verbërit dhe statusin  e para dhe tetraplegjikëve dhe për asnjë kategori tjetër të paaftësh.

Por, nëse ende nuk ka një VKM për personat që lindin të paaftë ose bëhen të tillë gjatë jetës, kjo do të thotë se ju si Shërbim Social Shtetëror nuk i keni propozuar Kryeministrit një projekt të tillë që të kthehej në vendim, gjë që tregon sesa e interesuar dhe sa e përkujdesuar ka qenë Shërbimi Social Shtetëror dhe drejtuesit e saj.

Megjithëtë, edhe pse nuk ekziston një VKM e specifikuar, kjo nuk pengon asgjë znj Bisha, sepse ligji i përmbledh në përkufizimin e vet si “persona me aftësi të kufizuar”. Për më shumë lexoni ligjin nr 93, dt 24,07, 2014 dhe VKM-ë nr 431, dt 08, 06, 2106.

Ju ndoshta mund të na pyesni, si e vërtetojmë ne që edhe anëtarët e “Shoqatës Shqiptare të Personavë të paaftë”, janë vërtet invalidë? Përgjigjja është fare e thjeshtë zonja Bisha: ashtu si të verbërit, para dhe tetraplegjikët që vërtetojnë paaftësinë e tyre nëpërmjet KMCAP-it, ashtu edhe anëtarët e shoqatës tonë janë të pajisur me dokumentin e lëshuar nga KMCAP-i. (Komisioni Mjekësorë i Caktimit të Aftësisë për Punë). Njihni ndonjë institucion tjetër të ligshëm që vërteton paaftësinë?!

Përfundimisht mund të themi se ju jeni në shkelje të hapur të ligjit, znj Bisha. Por kjo gjë nuk mund të vijojë pafundësisht kështu.  Edhe në mesjetë të vobektët kishin institucionet e tyre të bamirësisë. Presim reagimin tuaj zonja Bisha

Maksim Rushi

Kryetari Kombëtar i Shoqatës Shqiptare të Personavë të Paaftë

 

August 18, 2017 22:22
Komento

2 Komente

  1. beni August 20, 13:30

    Me shum se gjysma Jan fallsifikator e Spekulanten!
    Te Mär ai qe i takon vertet!

    Reply to this comment
  2. shaqo August 20, 21:52

    Nje pjese shume e madhe u keni hyre ne pjese me te vertete te paafteve te vertete para e tetraplegjikeve dhe te verberve. Keshtu qe edhe pagesa e tyre eshte vertet shume e vogel ne krahasim me vuajtjen e madhe. Sidomos teteraplegjiket qe duhet te jene ne kulmin e pageses se paaftesise sepse nuk perdorin asnje nga kater gjymtyret dhe mbas tyre duhet te pershkallezohet pagesa e detyrimet e shtetit. Duke qene se ne skeme jane futur edhe shume te tjere perfitues te pamerituar, prandaj pagesa eshte shume e vogel qe me zor mbulon nevojat higjenike dhe jo me pastaj te ngelen per ndo je eshje e ushqim.
    Se sipas titullit na e nxore Shqiperine te paafte fizikisht
    Le te perfitoj e pa dallim ata qe jane ertete te laacte.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*