Mikesha e monstrës: Dyshoj se e ka trafikuar Julianin

Redaksia Online March 20, 2013 11:37

Mikesha e monstrës: Dyshoj se e ka trafikuar Julianin

Adelina Drizi, mikesha e Ardian Përrenjasit, thotë në një intervistë për Panoramën se ka dyshime se Julian Çelën nuk e ka vrarë, por e ka trafikuar.

Ajo shpjegon se ka një djalë 12- vjeç, që rrinte me Ardianin.

Madje një ditë ai i kishte kërkuar që djali të flinte me të.

“Po një natë, gati tri ditë para se të rrëmbente këtë djalin 10 vjeç, ai ishte i dehur. Nusen, Valbonën, nuk e kishte në shtëpi, ishte në Dibër te familja dhe më kërkoi që ta lija djalin të rrinte me të në shtëpinë e tij. “Jam keq. Jam i pirë dhe kam frikë se do kem nevojë natën për ndonjë njeri se Valbona nuk është këtu. Do ma lësh djalin të rrijë për të fjetur nga shtëpia ime sot?”. Kështu më tha. Në fakt m’u duk pak e çuditshme, por kush e mendonte më gjatë,” thotë Drizi.

Ajo shprehet se ka dyshime se Julianin e ka trafikuar.

“Ardiani nuk e përmendte fare Julianin. Madje një natë, nuk e mbaj mend saktësisht, po me sa di unë rreth fillimit të muajit dhjetor, të vitit të kaluar, kam qenë te shtëpia e tij. Ishim unë, ai dhe nusja e vet. Po shihnim televizor dhe në lajme po flisnin për Julian Çelën. Në një moment unë them: “Kush është ai maskara, ai monstër që e ka zhdukur këtë fëmijë? Ai dashka varur”. Ardiani po shihte televizor, por nuk bëri asnjë lloj reagimi. Nuk i ndryshoi as mimika e fytyrës. Dhe unë që e pyeta se si mendonte për këtë që thashë, por ai nuk foli fare,” thotë Drizi.

“Dyshoj dhe shpresoj të jetë gjallë. Kam përshtypjen se Ardiani po fsheh diçka. Ndoshta ka bashkëpunuar me ndonjë njeri, a ku di unë çfarë të them. Por dyshoj që ai mund të mos e ketë vrarë Julianin. Mbase e ka trafikuar jashtë shtetit dhe e përdor dikush për të shitur drogë a ndonjë punë tjetër”.

Redaksia Online March 20, 2013 11:37
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*